Kolegji i Troshanit
Kolegji i Troshanit ka qenë një kolegj arsimor i krishterë katolik hapur më 14 qershor 1882 nga françeskanët fra Mariano Pizzochini dhe fra Gian Piero Ferrari, në fshatin e Troshanit, asokohe në kazanë e Zadrimës të vilajetit të Shkodrës.
Themelimi
RedaktoDy fretën të misionit françeskan në viset shqiptare, P. Marjani nga Palmanova dhe P. Gjan Piero nga Bergamo morën e dhanë për më se dy vite me Kurinë e Urdhrit dhe me Kongregacionin e Propagandës së Fesë. Ky kolegj do t'i përkushtohej marrjes së mësimeve të vendasve katolikë shqiptarë para se të shkonin për formimin e lartë kryesisht në kuvendet e Bosnies.
Breznia e parë
RedaktoMë 1886 qe viti kur kreu brezi i parë i xhakonve: Zef Fishta, Martin Lushaj, Mëhill Mesi, Pashk Mitroviqi (Mazrreku), Sebastjan Paliq e Simon Vrusha (Gjadri). I gjithë ky brez shkoi për t'u shkolluar në Bosnie. Më 1888 kreu breznia e dytë, në mes të të cilëve gjendej Hilë Gjeçovi.[1]
Referime
Redakto- ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqyptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 18–24. ISBN 99927-789-1-1.