Komunitetet shqiptareGreqi ndahën në disa komunitete të ndryshme, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit.

Komunitetet shqiptare në Greqi
Popullsia e përgjithshme
459,390 – 600,000 (emigrantë)

50,000 – 200,000 (arbëreshë)

20,000 – 40,000 (çamë)
Gjuhët
Gjuha shqipe
(Toskërishtja)
Fetë
Krishterimi (Ortodoksia Lindore)  · Islami

Shqiptarët mërguan për herë të parë në Greqi gjatë fundit të mesjetës (fundi i shekullit 13) dhe një nga shkaqet kryesore ishin sulmet dhe pushtimi serb[1]. Pasardhësit e popullsisë shqiptare që u vendos në Greqi gjatë mesjetës janë arvanitët. Sot, ata flasin një nën-dialekt të veçantë të toskërishtes, që njihet si arbërisht (me shkronja greke: αρbε̰ρίσ̈τ, greqisht: αρβανίτικα, arvanitika).

Shqiptarët çamë janë një grup që mërgoi gjatë së njëjtës periudhë në Greqi. Ata u dëbuan me dhunë nga nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grekët.[2] Akuza ishte bashkëpunimi me nazistët gjermanë.

Krahas këtyre dy grupeve, një valë e madhe e mërgimtarëve nga Shqipëria u vendosën në Greqi, për shkaqe ekonomike, pas rënies së komunizmit (1991), dhe formuan komunitetin më të madh të mërgimtarëve në vend.

Çamët

Redakto
 
Nxënës shqiptarë në Filat, Çamëri, vitet 1942–44.
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Çamëria

Arbëreshët

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Arbëreshët në Greqi

Emigrantët

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Mërgimtarët shqiptarë në Greqi

Pas rënies së qeverisë komunisteShqipëri, në vitet 1990–1991 një numër i madh i emigrantëve ekonomik nga Shqipëria mbërritën (shumica ilegalisht) në Greqi për të kërkuar punë. Emigrantët shqiptarë, sipas llogaritjeve përbëjnë rreth 60 deri 65% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2008, në Greqi banojnë 459,390[3] persona me shtetësi shqiptare.[4] Megjithastë, numri i përgjithshëm i popullsisë emigrante shqiptare është deri në 600,000. Këtu përfshihen emigrantët e përkohshëm, punëtorët sezonal dhe individët e padokumentuar.[5]

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Enciklopedia Britanike. "Albania" (në anglisht).
  2. ^ Koçollari, Irakli (2012). Arvanitët, histori e shqiptarëve të hershëm në Greqi në shekujt XIII - XIX. Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
  3. ^ Migration and Migration Policy in Greece. Arkivuar 19 prill 2010 tek webcite Critical Review and Policy Recommendations. Anna Triandafyllidou. Hellenic Foundation for European and Foreign Policy (ELIAMEP)
  4. ^ "Mediterranean Migration Observatory - Tables" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 dhjetor 2007. Marrë më 20 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ https://books.google.co.nz/books?id=-TmfllXa--8C&pg=PA104&lpg=PA104&dq=600,000+Albanians+in+Greece&source=bl&ots=GOXkfB2ZLr&sig=M2ADQ3T3az8gD1bU2ljNggUysfQ&hl=en&sa=X&ved=0CCcQ6AEwA2oVChMIjJyj3pjnxgIVqFKmCh22wQuf#v=onepage&q=600%2C000%20Albanians%20in%20Greece&f=false