Kongresi Rinor Kombëtar
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Historia
RedaktoShkurtesa | KRK |
---|---|
Formuar më | 2013 |
Selia | Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania |
Rajoni i shërbimit | Republika e Shqipërisë |
Gjuha zyrtare | Shqip |
Faqja në internet | www.krk.al |
Kongresi Rinor Kombëtar (KRK) është një organizatë ombrellë rinore - një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve rinore, lobimin dhe avokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe sigurimin e ngritjes së kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. KRK u krijua në Mars 2013 në Tiranë, në prani të mbi 30 organizatave në nivel kombëtar. Ky rrjet u iniciua me iniciativën e dy fondacioneve të huaja: Friedrich Ebert Stiftung dhe Olof Palme International.
Kongresi Rinor Kombëtar (KRK) bashkon organizata të ndryshme nga niveli kombëtar dhe rajonal, zona rurale dhe urbane, organizata studentore, degë të organizatave ndërkombëtare, forume politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht nga pozita e tyre socio-ekonomike, gjinia, raca, përkatësia etnike dhe kulturore, bindjet politike dhe fetare, orientimi seksual, identiteti gjinor apo çdo formë tjetër dallimi.
Aktualisht Kongresi Rinor Kombëtar bashkëpunon me tre Fondacione Gjermane, në tre dimensione që lidhen me rininë. Së bashku me Friedrich-Ebert-Stiftung, si dhe Ambasadën Zvicerane, KRK fokusohet në Dialogun dhe Bashkëpunimin Institucional, me fondacionin Konrad-Adenauer-Stiftung fokusohet në kërkimin, monitorimin dhe vlerësimin, dhe me Hanns-Seidel-Stiftung është i fokusuar mbi edukimin politik dhe ngritjen e kapaciteteve. KRK ka zhvilluar një lidhje të fortë me 5 struktura të tjera kombëtare rinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit dhe Platformës së Bashkëpunimit Rinor të Ballkanit Perëndimor.
Në ditët e sotme, KRK përfaqëson mbi 140 subjekte rinore të vendosura në 12 qarqe të Shqipërisë.
Një nga arritjet e jashtëzakonshme të vitit 2019 është fitorja e titullit Tirana Youth Capital 2022, dhënë nga Forumi Rinor Europian.
Temat mbi të cilat punon NYC:
- Vullnetarizmi në Shqipëri
- Punësimi i të rinjve
- Arsimi formal dhe joformal
- Dimensioni evropian dhe perspektiva rinore
- Qasja dhe komunikimi në media
- Avokimi dhe ngritja e kapaciteteve për strukturat rinore
- Shëndeti dhe ndikimi i pandemisë Covid-19
- Përfshirja sociale dhe aktivizmi rinor
- Mjedisi dhe qëndrueshmëria
- Bashkëpunimi rajonal dhe mundësitë e lëvizshmërisë
Misioni
RedaktoMisioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në mbarë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
Qëllimet
Redakto- Një sistem më i rregulluar i edukimit formal dhe joformal për të rinjtë.
- Zëri, pjesëmarrje dhe ndikim më i fortë i të rinjve në proceset politike dhe vendimmarrëse.
- Hapësira publike funksionale për të rinjtë dhe ambient i përshtatshëm për sport dhe rekreacion.
- Sigurimet shoqërore dhe mundësitë e barabarta për të rinjtë.
- Solidaritet dhe nisma të përbashkëta me të rinjtë përtej kufijve.
Lidhjet e jashtme
Redaktohttps://krk.al/https://tiranaeyc2022.al/ Arkivuar 25 gusht 2023 tek Wayback Machinehttps://www.facebook.com/kongresirinorkombetar