Kopështi letrar është revistë e përkohëshme, e përmuajshme, shoqërore e kulturore, botim i shoqërisë kulturore "Qarku letrar"[1]. Numri i saj i parë doli nga shtypi në 4 gusht 1918 dhe, për një vit, deri në korrik 1919, dolën në qarkullim 12 numra[2]. Ajo u botua në Elbasan, nga shtypshkronja "Elbasani".

Përmbajtja

Redakto

Në këtë revistë letrare, foklorike dhe pedagogjike të organizuar në dhjetë rubrika që i përkasin kulturës, letërsisë dhe shëndetësisë u botuan shkrime të karakterit patriotik, të natyrës shkencore-popullore, materiale nga trashëgimia letrare e Kostandin Kristoforidhit, Dhaskal Todrit si dhe këngë popullore, legjenda, biografi etj. Aty botuan figura si: Aleksandër Xhuvani, Fot Papajani, Lef Nosi, Josif Haxhimima, Et'hem Haxhiademi, Emin Matraxhiu etj.

Të tjera

Redakto

Në fondin e bibliotekës publike "Qemal Baholli" Elbasan gjenden të gjithë numrat e kësaj gazete.

Lidhje të jashtme

Redakto

Revista në format pdf në koleksionet digjitale të bibliotekë publike Elbasan.

Referime

Redakto
  1. ^ Bevapi, Kujtim (2003). Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. fq. 305. ISBN 99927-962-1-9.
  2. ^ QMKSH (2017-08-03). "4 Gusht 1918, filloi botimi i revistës "Kopshti letrar"". Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare. Marrë më 2024-12-09.