Kopliku
42°07′30″N 19°15′40″E / 42.1249°N 19.2611°E
Kopliku | |
---|---|
Popullsia | 12.000 |
{{{postal_code_type}}} | 4301 |
Faqja zyrtare | Bashkia e Koplikut |
Kopliku është qyteti më verior i Shqipërisë pranë kufirit me Malin e Zi në piken doganore të Hanit të Hotit dhe është kryqendra e rrethit të Malësisë së Madhe.
Historia
RedaktoKopliku mendohet të jetë themeluar si qender banimi prane brigjeve të liqenit të Shkodrës ,nga 1000 vjet me perpara. Fillimisht u quajt Cupernik, Copernik, me pas Cuplik dhe sic quhet sot "Koplik".
Më 1792 bajraku i Koplikut sipas dekretit të Sulltanit iu dha timar një personi[1]. Hartografi dhe gjeografi francez Guillame Lejean kur kaloi në Kopliku, e përshkroi:
... hymë në një shteg plot hije dhe ndaluam në fshatin Kopilik, kryeqenda e një fisi prej 4.500 frymësh, dikur i gjithi katolik, por rreth gjysma e tij përqafoi islamin. Janë myslimanë pak ortodoksë, është e vërtetë, sepse kanë ruajtur një përkushtim të madh për Shën Nikollën dhe Shën Gjergjin dhe ndezin shumë qirinj për nder të tyre[2].
Gjeografia
Redakto"Kopliku" ndodhet ne buze te liqenit te shkodres , ne pjesen veri-perendimore/ veriore te Shqiperise dhe eshte qyteti me i afert me piken kufitare e Hanit te Hotit.
Demografia
RedaktoPoullsia e ketij qyteti nuk eshte shume e perzier, rreth 93% e popullsise jane vendas ,te paket jane edhe fshatare te ardhur nga rajonet malore .
Ekonomia
RedaktoBujqesia dhe blegtoria jane baza e ekonomise se qytetit. Prodhimet bujqesore jane: dritherat, patatja, domate, trangulli(kastraveci), duhani, sherbela, shalqiri, druret frutore. E zhvilluar eshte edhe blegtoria ku dallohet rritja e gjedheve ,lopeve ,ne rajonet malore (derri)...gjithashtu eshte i zhvilluar peshkimi.
Kultura
RedaktoSporti
RedaktoSkuadra e futbollit e këtij qyteti është KS Veleçiku. Presindenti i ketij klubi eshte kryetari i bashkise ,,z. Ramadan Lika..trajner eshte besnik duli...k.s Veleciku i Kolikut u themelua ne vitin 1986,,,luan ndeshjet ne kategorine e 2. Veleciku eshte nje skuader qe vitet e fundit ka pasur nje sukses mjaft te madh, duke u ngjitur edhe ne Kategorine e Pare te Liges se Futbollit ne Shqiperi, kategori e cila vjen pas Kategorise Superiore. Skuadra e Velecikut planifikon te beje blerje te kenaqshme ne veren e 2019, per tu pergatitur per vitin futbollistik 2019 - 2020.
Burime
Redakto- ^ Ulqini K., Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, 1991.
- ^ Lejean G., Udhëtime në Ballkan 1857-1870, përktheu Nasi Lera, Tiranë: Dituria, 2017. fq. 135.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |