Koreu
Koreu (hebraisht: קֹרַח Qōraḥ; arabisht: قارون Qārūn), biri i Itsharit, është një person që shfaqet në Librin e Numrave të Biblës Hebraike dhe katër vargje të ndryshme në Kuran, i njohur për udhëheqjen e një rebelimi kundër Moisiut.
Në Biblën Hebraike
RedaktoRebelimi
RedaktoNë Librin e Numrave tregon se Koreu u rebelua kundër Moisiut së bashku me 249 bashkëpunëtorë dhe u ndëshkuan për rebelimin e tyre kur Perëndia dërgoi zjarr nga qielli për të përpirë të 250 prej tyre. Aleatët rubenitë të Koreut, Dathanit dhe Abiramit, u ndëshkuan gjithashtu kur Perëndia bëri që toka të çahej nën këmbët e tyre duke i gëlltitur ata, familjet e tyre, këdo që lidhej me Korahun dhe të gjitha pasuritë e tyre.
Për më tepër, izraelitët që nuk e pëlqyen atë që i kishte ndodhur Koreut, Dathanit dhe Abiramit (dhe familjeve të tyre) kundërshtuan Moisiun dhe Zoti më pas e urdhëroi Moisiun të largohej nga turma. Pastaj Perëndia goditi 14.700 burra me murtajë, si ndëshkim për kundërshtimin e shkatërrimit të Koreut. (Numrat 16:41 e më pas.)
"Por bijtë e Koreut nuk vdiqën" (Numrat 26:11).
Referime kuranore
RedaktoKoreu përmendet gjithashtu në Kuran me emrin Karun (arabisht: قارون). Ai njihet si i pasur dhe u bë shumë arrogant për shkak të krenarisë dhe injorancës së tij.[1] Ai ia dha meritën e pasurisë së tij diturisë së tij në vend të Zotit.[2][3]
Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!
— El-Kasas 28:76
Kurani thotë se ai u ndëshkua për shkak të arrogancës së tij ekstreme duke u gëlltitur nga toka së bashku me gjithë pasurinë e tij të madhe materiale[4]
Ai tha: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime”. Vallë, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai? Por keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre. Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.” Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve”. Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.
— El-Kasas 28:78-81
Referime
Redakto- ^ Worldreminder.com Arkivuar korrik 18, 2011, tek Wayback Machine
- ^ "The Story of Qarun: Picture of Perfidious Rich – Your Guide to get to know the Quran" (në anglisht). Marrë më 2019-07-27.
- ^ El-Kasas 28:76
- ^ El-Kasas 28:78-81