Korneliya Petrova Ninova ( bullgarisht: Корнелия Петрова Нинова  [korˈnɛlijɐ ˈninova] ) është një politikan bullgar, deputet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP). Ajo është kryetare e BSP-së që nga 8 maj 2016. [1]

Kornelija Ninova
Корнелия Петрова Нинова
KorneliyaNinova
Lidere e Partisë Socialiste
Titullar
Në detyrë
8 Maj 2016
Paraprirë ngaMihail Mikov
Zëvëndëskryeministre e Bullgarisë
Në detyrë
13 Dhjetor 2021 – 2 Gusht 2022
KryeministriKiril Petkov
Ministre e Ekonomisë dhe Industrisë
Në detyrë
13 Dhjetor 2021 – 2 Gusht 2022
KryeministriKiril Petkov
Paraprirë ngaDaniela Vezieva (si Ministre e Ekonomisë)
Të dhëna vetjake
U lind më
Korneliya Petrova Ninova

(1969-01-16) 16 janar 1969 (55 vjeç)
Krushovitsa, Dolni Dabnik, Republika Popullore e Bullgarisë
Partia politikePartia Socialiste
ShkollimiUniversiteti i Sofjes

Biografia

Redakto

Kornelija Ninova lindi më 16 janar 1969 në fshatin Krushovitsa, komuna Miziya, rrethi Vratsa, Republika Popullore e Bullgarisë .

Ajo është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohri". [1] Në vitin 1995 ka punuar në Gjykatën e qytetit të Sofjes si gjyqtare praktikante dhe në periudhën nga viti 1995 deri në vitin 1996 ka qenë këshilltare juridike e komunës së Sofjes.

Nga shtatori 2005 deri në mars 2007, Ninova ishte zëvendësministre e Ekonomisë dhe Energjetikës në politikën ekonomike me jashtë. Në dhjetor 2005, ajo u emërua Kryetare e Bordit të " Bulgartabac Holding" AD. Në vitin 2007, ajo u hoq nga drejtimi i kompanisë dhe po hetohet për akuzat për krime kundër drejtësisë. Ninova hiqet me vendim të kryeministrit Sergej Stanishev nga posti i zëvendësministres në maj të vitit 2007.

Më 8 maj 2016, Ninova u zgjodh kryetare e Partisë Socialiste me 395 vota kundrejt 349 votave të presidentit në largim Mihail Mikov .

Në një intervistë televizive më 23 prill 2017, Ninova bëri një deklaratë shumë të pazakontë për një politikane socialiste kur tha se kryeministret konservatore britanike Margaret Thatcher dhe Theresa May janë "politikanët e saj të preferuar". [2]

Më 28 maj 2019, Ninova dha dorëheqjen nga lidere e BSP-së. Kjo u bë pasi partia ndjeu se kishte "humbur" zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit 2019 nën drejtimin e saj, pavarësisht se ajo arriti të mbledhë mbështetje më të madhe zgjedhore dhe një rritje të numrit të eurodeputetëve në krahasim me zgjedhjet e mëparshme . [3] Ajo tërhoqi dorëheqjen e saj menjëherë në kongresin e Partisë Socialiste, duke mbetur kështu kryetare e partisë. [4]

Pas rezultateve katastrofike të koalicionit të drejtuar nga ajo ( BSP për Bullgarinë ) në zgjedhjet e përgjithshme bullgare të vitit 2021 . Ninova edhe një herë dha dorëheqjen nga postet e saj drejtuese si në BSP ashtu edhe në koalicion megjithatë mbeti përsëri në krye të partisë. [5]

  1. ^ a b "Who Is Who: Korneliya Ninova, New Head of Bulgaria's Socialists". Novinite. 9 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":0" defined multiple times with different content
  2. ^ "Нинова: Маргарет Тачър е любимият ми политик, а от днешни времена Тереза Мей". mediapool.bg (në bullgarisht). 23 prill 2017. Marrë më 8 prill 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Koreniya Nonova resigned. The party's leadership will measure forces against the opposition in a congress". Svobodna Evropa (Free Europe). {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "На Конгрес на БСП: Корнелия Нинова оттегли оставката си (ВИДЕО+СНИМКИ)". nova.bg (në bullgarisht). Marrë më 2019-10-31.
  5. ^ "Leader of the Bulgarian Socialists Kornelia Ninova has Resigned". Novinite. Marrë më 2021-12-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)