Koshi i Fevzi Hoxhës - Cërnicë

monument kulture në Kosovë

Koshi i Fevzi Hoxhës - Cërnicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Cernicë, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Koshi i Fevzi Hoxhës - Cërnicë
LlojiArkitekturore
VendndodhjaCernicë, Gjilan, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës302

Përshkrimi

Redakto

Koshi, duket se është i vjetër, por i zoti nuk di se kur është ndërtuar. Dyshemeja e koshit është punuar nga dërrasat, të cilat i janë mbivendosur bollëzave. Pjesa tjetër e koshit është punuar nga drutë të tipit të hatullave dhe shtyllave vertikale, të thurura me thupra në formë bisteku. Për të qenë më i qëndrueshëm në kohë, anash koshit janë vendosur 12 mbajtës të tipit të kontraforteve. Koshi ka një derë të vogël afër bazës prej nga nxirret misri. Përndryshe, misri hidhet në kosh nga ana e sipërme që është e hapur. Një mbulesë e veçantë është ajo e tipit të kulmit katërujës, e bërë apostafat për koshin.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kadriu, Sherafedin. Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani". fq. 162. ISBN 9978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: gjatësia (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto