Kosova: Histori e shkurtër është një libër i shkruar nga Noel Malcolm. Ky libër është publikuar në vitin 1998 nga shtëpia botuese “Macmillan”. Përktheu nga anglishtja Dr. Abdullah Karjagdiu. Ripunuar nga Pirro Misha, botim i dytë. Shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë dhe Shtëpia e Librit, Tiranë. Viti i botimit 2001. Faqet e librit 514.

Në këtë vepër autori e paraqet një pasqyrim objektiv të Kosovës gjatë luftës me Serbinë.

Historia e Kosovës që nga periudha e pushtimit Romak e deri në ditët e sotme është në fokus të “Kosova: një histori e shkurtër” të historianit anglez Noel Malcolm. Kjo është edhe vepra që e cilësoi atë si më të mirin e autorëve të huaj në konkursin e albanologjisë. Dr. Malcolm trajton me objektivitet ngjarjet historike dhe rivlerëson të vërtetën historike të deformuar nga mitet dhe trajtimi tendencioz i historiografisë serbe.

Subjekti

Redakto

Autori e pa të arsyeshme që të shkruhet një libër që do të “shkatërronte” pretendimet e pavërteta rreth historisë së Kosovës. Ky libër përfshinë gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe Perandorinë Otomane. Ai pohon se Kosova duhet të jetë e lirë dhe teoritë mitike serbe duke përfshirë edhe mitin te refuzohen. Libri flet për vitet 1980 e më saktësisht gjendjen e krijuar në Kosovë ku si pikë kyqe ka periudhën e Jugosllavisë dhe konfliktin jugosllav dhe pjesën e luajtur nga Evropa Perëndimore në shkatërrimin e saj.Libri përpiqet të përfshij të gjithë historinë nga fundi i Perandorisë Romake e deri më sot poashtu ka tentuar që të refuzoj pretendimet nacionaliste serbe të cilat janë përmendur në monografitë e shumta serbe që ndikuan në tekstet perendimore.Ai i hedh poshtë pretendimet që Kosova është djepi i serbëve në Ballkan, duke u bazuar në faktin se serbët erdhën ne Ballkan në shekullin e 7 pastaj duke u zëvendësuar nga sundimi Otoman në shekullin e 15. Ai nuk shfaq as më të voglin dyshim që Kosova do të pavarësohet dhe do të ndahet nga Serbia por ka dyshime se si ky proces do të zhvillohet.[1]

Kriticizmi

Redakto

Vepra e Noel Malcolm, Kosova-histori e shkurtë ka hasur edhe në kritika të shumta, sepse veprën dhe qendrimin e autorit e kanë cilësuar jo neutrale dhe për shkak të mungesës së konsultimit me arkivat e Serbisë. Një ndër kritikueset/it ka qenë Aleksa Djilas sipas te cilit Malcolm nuk ka qenë neutral por ka anuar nga shqiptarët.[2]Por sipas Melanie McDonagh nga instituti i Bosnjes kritika e Aleksa Djilas ka qenë me një qasje nacionaliste dhe sipas Norman Cigar nga Univeristeti Marine Corps thoshte se Djilas tentonte të krijonte mite që të legjitimizohen veprimet serbe në Kosovë.[3] [4]Malcolm tregon shkathtësi të admirueshme në pastrimin e miteve, gjysmë të vërtetave dhe udhëzon lexuesin përmes debateve që kanë të bëjnë me origjinën dhe identitetin e banorëve në rajonin e Kosovës.”Malcolm ka të drejtë të insistojë që serbët dhe shqiptarët që propozojnë një ndarje të plotë midis dy kombeve të tyre, injorojnë ndikimin që rajoni ka pasur mbi ta”-Christian A. Nielsen.[5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Noel Malcolm interview- about Kosova history". YouTube. Marrë më 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Djilas, Aleksa (1998). Malcolm, Noel (red.). "Imagining Kosovo: A Biased New Account Fans Western Confusion". Foreign Affairs. 77 (5): 124–131. doi:10.2307/20049055. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Şukru, Hanioĝlu, M. (2000). "Book reviews". Journal of Islamic Studies;2000, Vol. 11 Issue 2, p257. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ Malcolm, Noel; Djilas, Aleksa (1999-01-01). "Is Kosovo Real? The Battle Over History Continues". Foreign Affairs (në anglishte amerikane).
  5. ^ Nielson, Christian A. (1999-07-01). "Malcolm, Noel. Kosovo: A Short History. New York: New York University Press, 1998". Journal of Conflict Studies (në anglishte amerikane). 19 (1). ISSN 1715-5673.