Kraj-Reçi

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Dibrës
(Përcjellë nga Kraj Reçi)

Kraj-Reçi është një fshat në Shqipëri...

Kraj-Reçi
Noimage.png

Demografia

Redakto

Kraj-Reçi ka nje popullsi prej 196 banorësh (sipas censusit të vitit 2008).

Ekonomia

Redakto

Historia

Redakto

Për herë të parë emri Reç përmendet në dokumente më 1330, si emër fisi.

Në regjistrat kadastral turk emri i Reçit del në dy katunde: Në Byjyk Reç dhe Kyçyk Reç, pra Reç i Madh dhe Reç i vogël. I pari me 20 kryefamiljarë dhe i dyti me 10 kryefamiljarë, ndër të cilët ka edhe mbiemra Reçi.

Reçi, fillimisht, në kohën e  Oxhaqeve (1610-1850) është qeverisur nga Hoxholli dhe pastaj nga Xhilaga.

Më 1889, Reçi u bë Mal më vete. Deri më 1889, Reçi dhe Dardha ishin një Mal.

Kur Malet mblidheshin në Dibër të Poshtme kryet e vendit dhe kryet e berrit i takonte Trocit të Reçit.

Reçi është kreu i Nëntë Maleve të Dibrës, jo vetëm për qëndrimin e fortë atdhetar në mbrojtje të tokave shqiptare,  por dhe për ndodhinë e Trocit tek Veziri i Shkodrës, rreth vitit 1500, kur Troci, në dyluftim vret Arapin e Zi dhe për këtë Veziri e shpërblen me Shullanin e Mlikës.

Nga gjetjet  arkeologjike në Draj-Reç dëshmohet si vendbanim i lashtë.

Vendbanimet më të hershme janë: PULGREDHI në Bardhaj -Reç, KALISHTJA në Tharkë, KAPRAT në Fushë të Bujarit dhe KEPI i QYTETIT në derdhjen e Mallës në Dri.

Fshati më i hershëm i Reçit është Hurdhë –Reçi, nga mendohet se kanë dalë pastaj të gjithë banorët e fshatrave të tjerë.

Reçi më 1922, u bë krahinari.

Më 1928 deri më 1944, qe komunë.

Më 1944 deri më 1955, ka qenë pjesë lokalitetit të Zall-Dardhës me Rrethin e Shumbati.

Më 1955 deri më 1972, po përsëri pjesë e lokalitetit të Zall-Dardhës, por me rrethin e Dibrës.

Më 1972 -1992, u bë qendër e Këshillit të Bashkuar Reç dhe në vitet 1992-2015,  qe komunë e qendër  e komunës së  Reçit.

Pas kësaj kohe është njësi administrative e bashkisë së Dibrës

Më 1930, komuna Reç kishte këtë popullsi: M 1.312 vetë F 1.389 vetë.

Më 1992, popullsia  e Reçit ishte 4.326 banorë dhe 845 familje, ndërsa në vitin  vitin 2005, popullsia e kësaj krahine ishte  1.500 banorë dhe 286 familje.

Tre ZJARRET e Reçit janë: Krasniqja, Berisha, Gashi   (nga mendohet se kanë ardhur banorët e  parë).

BARQET e Reçit janë : QEFALIA (GJURRA) DHE TAFË RISTANI.

Kur Reçi  është vetëqeverisur, ose është vetë administruar, Reçi është qeverisur nga pleqtë, të cilët ishin: TROCI, DEDA, GJURRA, KUÇI, CARA, KOKA.

Pleqtë e katundeve të Reçit ishin: në Kraj –Reç :  KOKA dhe MARKU, në Bardhaj-Reç-UKLALA, në Zall-Reç e Draj-Reç: KUÇI DHE TROCI.

Bajraktari i Reçit ishte Meçi.

Reçjanët janë të shquar për qëndrimin atdhetar e heroik në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Reçjanët janë pjesëmarrës aktiv në të gjithë luftërat që dibranët kanë zhvilluar kundër të gjithë armiqve të jashtëm.

-Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit kanë marrë pjesë Bajram e Isuf Doda.

-Në Kuvendin e Mazhicës të vitit 1910, ka marrë pjesë Baftjar Doda, Sheh Abazi dhe Hysen Shabani.

-Më 1910, në Kraj Reç është zhvilluar një luftë e ashpër e reçjanëve kundër forcave turke, të komanduara nga një vendas. Në këtë luftë luftoi me heroizëm në Hurdhë të Tetës e ra dëshmor Rrahman Mziu, si dhe u plagosën edhe djali i tij, Daliu dhe  e bija, Dija. Luftë të ashpër bëri dhe Sulë Marku, i cili edhe ra dëshmor para kullës  së tij në Kep. U vra edhe Ramadan Marku, i shpallur dëshmor. Në këtë luftë ra dëshmor edhe Hysen Vladi.

-Në Kolesjan, më 1912, është  shquar si prijës popullor Xhaferr Doda, i cili ra edhe dëshmor.

-Në Mbledhjen e Lurës, të 29 gushtit 1944, morën pjesë: Adem e Shaban Gjurra dhe Sali Doda.

Në LANÇ u dalluan dhe kryen detyra komanduese:  Beshir Laçi, Rexhep Doda, Hamdi Doda, Riza Doda etj.

Antikomunistë të vendosur nga Reçi ishin edhe: Ymer Doda-ish oficer e ish kryetar komune, Adem Gjurra-ish oficer dhe Shaban Gjurra, të cilët u arratisën bashkë me Muharrem Bajraktarin, në vitin 1946.


Shkolla e Reçit, në vitin shkollor 1938-39, kishte mësues Selim Qyshkën..

Degë kryesore të ekonomisë në këtë komunë eshtë blegtoria, veçanërisht të imtat, dhe pak bujqësia. Në vitin 1931, komuna prodhonte 26 kv. grurë për ha.

Më 1937, komuna e Reçit mbillte 185 dynym me grurë, 75 dynym me elb, 180 dynym me thekër, 21 dynym me urof.

Reçi, më 1992, kishte gjithsej 7.140 dynym tokë bujqësore.                    

Draj-Reçi e filloi kolektivizimin në vitin 1957, kur u kolektivizuan 17 ekonomi me 27 krahë pune dhe 20 ha tokë. Më 1961, u kolektivizua i gjithë fshati me 91 ekonomi, 180 krahë pune e 140 ha tokë. I gjithë Reçi, u kolektivizua më 1966.  Në këtë kohë kishte 8 fshatra, të cilët, më 1968, u bashkuan në një Këshill të Bashkuar. Kjo kooperativë kishte 3 sektorë e 14 brigada.

Kooperativa e Reçit kishte 1 shtëpi kulture, 8 furra buke, 11 pika shitje kooperative, 8 dyqane shitje shtetërore.

Në të gjithë kooperativën kishte 300 radio dhe 60 për qind e shtëpive ishin të reja.

Shkolla e parë shqipe në  Reç është hapur në vitin shkollor 1928-1929,  dhe kishte mësues Rakip Pecinin dhe po këtë vit u mbyll.

U rihap më 1932, me mësues Selim Qyshkën.

Pas çlirimit u hap në vitin 1947, me mësues Shaban Uklalën.

Më 1974, Reçi kishte 4 shkolla tetëvjeçare me 325 nxënës dhe  9 shkolla të ciklit të ulët me 530 nxënës, për të cilët jepnin mësim 35 mësues.  

Ujë për vaditje, me anë të kanalit Setë-Reç, shkoi në Reç më 1 qershor 1970.

Në vitin 1972, u vu në punë spitali i Reçit.

Në vitin 1972, u vu në punë spitali i Reçit i cili kishte një kapacitet prej 14 shtretërish, nga të cilët 6 shtretër ishin për pediatri dhe 4 për maternitetin.  Në këtë spital shërbenin një mjek 1 infermier e 7 mami.

Veshja e rëndë e grave në Reç u hoq në vitin 1962, dhe u zëvendësua me veshjen e lehtë.

 Në komunë, pas vitit 1992,   kishte 1 kopsht  fëmijësh, 10 shkolla fillore dhe 5 shkolla 8 vjeçare dhe veprojnë 33 biznese.

          Banorët e  Reçit, historikisht, janë shquar si patriotë e njerëz që duan vendin e tyre deri në sakrificë, janë trima e bujar të jashtëzakonshëm, punetore, të urtë e inteligjentë. Kjo krahinë ka nxjerr prijës të shquar popullor  dhe intelektualë të spikatur të të gjitha fushave, njerëz me dije të gjerë dhe me kapacitete e aftësi drejtuese.    

Shih dhe këtë

Redakto



Lidhje të jashtme

Redakto