Krasniqi është një fis dhe rajon historik shqiptar në Bjeshkët e Nemuna në Shqipërinë verilindore, në kufi me Kosovën.[1] Rajoni shtrihet brenda rrethit të Tropojës dhe është pjesë e një zone më të gjerë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila historikisht njihet si Malësia e Gjakovës. Krasniqi shtrihet nga lumi Valbonë në veri deri në liqenin e Fierzës në jug dhe përfshin qytetin Bajram Curri. Pjesëtarë të fisit Krasniqi gjenden edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Grastenicchia Fiume (lumi i Krasniqës, Valbona) më 1688 nga hartografi Venecian, Vincenzo Coronelli
Valbona

Gjeografia

Redakto
 
Harta e fiseve të Shqipërisë veriore në vitin 1918, Krasniqi që mbulon seksionin 33.

Rajoni quhet Krasniqe apo Krasniqja dhe populli i saj quhet Krasniqë. Rajoni i Krasniqes ndodhet në rrethin e Tropojës dhe shtrihet nga kufiri malazez në veri deri në liqenin e Fierzës në jug, nga rajoni i Mërturit në perëndim deri në rrethin e Hasit në lindje dhe përfshin pjesën më të madhe të luginës së sipërme të Valbonës. Kufizohet me rajonet tradicionale fisnore të Bugjonit në jug, Gashit në verilindje, Nikaj-Mërturit në perëndim dhe Bytyçit në lindje. Vendbanimet kryesore të rajonit janë qyteti i Bajram Currit, Bujani, Shoshani, Koçanaj, Dragobia, Bradoshnica, Dega, Llugaj, Murataj, Margegaj, Lëkurtaj etj.

Krasniqja i ka rrënjët në Malësinë e Gjakovës, por me kalimin e shekujve është përhapur edhe në viset fqinje. Kështu, shumica e pasardhësve të fisit të Krasniqes sot gjenden në Kosovë, të cilët janë vendosur aty që nga fundi i shekullit të 17-të.[2]

Prejardhja

Redakto

Traditat gojore dhe tregimet fragmentare u mblodhën dhe u interpretuan nga shkrimtarë që udhëtuan në rajon në shekullin e 19-të për historinë e hershme të Krasniqes. Johann Georg von Hahn regjistroi traditën e parë gojore për origjinën e Krasniqes nga një prift katolik i quajtur Gabriel në Shkodër në vitin 1850. Sipas këtij tregimi, paraardhësi i parë mashkull i drejtpërdrejtë i Krasniqëve ishte Kastër Keqi, i biri i një shqiptari katolik të quajtur Keq, i cili u arratis nga pushtimi osman dhe u vendos në zonën sllavishtfolëse që do të bëhej më vonë rajoni historik fisnor i Piperit në atë që sot është Mali i Zi. Djemtë e tij, vëllezërit Lazër Keqi(paraardhësi i Hotit, Ban Keqi(paraardhësi i Triepshi), Merkota Keqi(paraardhësi i Mrkojeviqit) dhe Vas Keqi(paraardhësi i Vasojeviqit) u desh të braktisnin fshatin pasi kishin kryer vrasje kundër vendasve, por Keqi dhe djali i tij i vogël Piper Keqi mbetën atje prej nga Piper Keqi u formua fisi historik i Piperëve.[3] Emri i paraardhësit të parë, Keq, në Malësi u vihej vetëm fëmijëve ose fëmijëve të familjeve me shumë pak fëmijë(për shkak të vdekshmërisë foshnjore). Në ato familje, një emër "i shëmtuar"(i çudun) është dhënë si hajmali e folur për të mbrojtur fëmijën nga "syri i keq".[4] Emri Kastër është regjistruar edhe si Krasno, Kras ose Krasto.

Edith Durham ka regjistruar një histori të ngjashme nga Marash Uci, plaku i Hotit. Sipas historisë, paraardhësit e Krasniqëve thuhet se kanë rrjedhur nga Bosnja dhe kanë migruar përmes Malit të Zi në zonën e Reçit, në veri të Shkodrës. Më pas, diku pas vitit 1600, ata u zhvendosën në brendësi në zonën e Dushajt të Epërm, në lindje të Fierzës, në atë që është gjerësisht rajoni i tyre aktual. Këtu ata morën tokën që ishte e Gashit dhe gradualisht me largimin e Gashit drejt Kosoves më 1692, Krasniqët fillojne të shtrihen ne disa vendbanime. Në procesin e krijimit të tyre si njësi fisnore, ata gjithashtu e shtynë Thaçin drejt perëndimit përmes lumit Drin.[5] Referenca për Bosnjën mund t'i referohet në fakt rajonit të Plavës, ku ndodhen malet e Hotit.

Emri Kastër dhe variantet e tij i përgjigjen një vendbanimi që shfaqet në Kristobulen e Deçanit të vitit 1330 si Krastavljane dhe në defterin e sanxhakut të Shkodrës më 1485 si Hrasto. Etimologjia e këtij toponimi me gjasë vjen nga fjala sllave hrasto qe do të thot lis.[6][7] Vendbanimi kishte dhjetë familje dhe kryefamiljari i saj ishte Pjetri, i biri të Gjonimës. Fshatrat që më vonë do të jenë pjesë e Krasniqes që dalin në defterin e vitit 1485 janë Shoshani(20 shtëpi) dhe Dragobia(6 shtëpi).

Shumica e Krasniqëve formojnë një fis në kuptimin që ata rrjedhin në mënyrë atërore nga i njëjti paraardhës. Shumica e vëllazërive të Krasniqes vijnë nga Kolë Mekshi i cili ka jetuar në mesin e shekullit të 16-të. kola dhe vëllai i tij Nikë Mekshi, njihen si paraardhësit e parë, historikë e të drejtpërdrejtë të fiseve Krasniqi dhe Nikaj.[8]

Gjenetika

Redakto

Lauka et al. (2022) testuan burrat e fiseve Krasniqi dhe Nikaj për të vlerësuar lidhjen midis traditave gojore dhe të dhënave gjenetike. Rezultatet treguan se të dy fiset kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atnore dhe i përkasin së njëjtës degë të haplogrupit J2b-M241>L283.[9] Ky haplogrup, J-L283, është një linjë paleo-ballkanike, e cila është identifikuar në mostra të ndryshme arkeologjike në rajon, nga Dalmacia bregdetare (Epoka e Bronzit) deri në Dardaninë Lindore (periudha romake), si dhe te Daunët e Epokës së Hekurit në Itali.[10] Sot, ai përbën rreth 14-18% të linjave atnore të shqiptarëve. Mostra më e hershme e J-L283 në Shqipërinë veriore është gjetur në Shkrel (Epoka e Mesme e Bronzit), që daton rreth shekullit XIX p.e.s.. Në Çinamak (Qarku i Kukësit), në Epokën e Hekurit, gjysma e burrave të testuar bartnin këtë haplogrup.[11]

Linjat e Krasniqëve dhe Nikajve u ndanë pas shekullit të XVI, çka përputhet me traditën gojore që i konsideron pasardhës të dy vëllezërve, Kolë dhe Nikë Mekshi. Gjitashtu vëllazëria Margegaj i përket degës së Krasniqëve, duke konfirmuar kështu traditën që i konsideron ata pasardhës të Kolë Mekshit. Nga ana tjetër, Krasniqët dhe Nikajt ndajnë një paraardhës të përbashkët me fisin e Gashit rreth shekullit XII (1250), duke treguar se kjo linjë ka qenë e pranishme në zonën e Tropojës që në Mesjetë.

Megjithatë, Krasniqët nuk kanë ndonjë lidhje të afërt atnore me fise të tjera me të cilat tradita i lidh. Ky fakt nënvizon se traditat gojore nuk pasqyrojnë gjithmonë marrëdhënie reale gjenealogjike, por janë konstruksione komplekse sociale, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm.[12]

Historia

Redakto

Duke qenë se fisi Krasniqja ishte një komunitet katolik për pjesën më të madhe të historisë së tij, dokumentimi i hershëm i tij vjen kryesisht nga raportet zyrtare të klerit katolik drejtuar Vatikanit. Për herë të parë, Krasniqja përmendet në raportin e Benedetto Orsinit të vitit 1628 me emrin Crastignichieia. Në vitin 1634, peshkopi Gjergj Bardhi i përmend me emrin Crastenigeia, ndërsa katër vjet më vonë, nipi i tij, peshkopi Frang Bardhi, duke kaluar nëpër territorin e Krasniqëve, vëren se ata kishin kishën e tyre. Këto të dhëna tregojnë se deri në fillim të shekullit XVII, komuniteti i Krasniqëve ishte tashmë i konsoliduar. Sipas Bardhit, Krasniqja ishte fshat me 60 shtëpi dhe 475 banorë të, ndërsa thekson edhe varfërinë ekstreme të tyre.[13]

Në raportin e Shtjefën Gasparit të vitit 1671, përmenden si fisi Krasniqi ashtu edhe Nikajt. Ndërsa në vitet 1695-1696, vëllazëritë e Krasniqëve Kolgecaj dhe Kolmekshaj përmenden për herë të parë në dokumente historike.[14]

Krasniqja e Gashi ishin në hasmëri të shpeshta mes tyre, siç tregojnë relacionet deri në vitin 1680, kur Pjetër Bogdani arriti të pajtojë 24 gjaqe mes dy fiseve.[15]

Taksat e rënda kundër katolikëve dhe represioni osman nxitën procesin e konvertimit në Islam në fund të shekullit XVII. Ky proces përfundoi kryesisht deri në mesin e shekullit XIX, por një pjesë e komunitetit Krasniqi, veçanërisht në qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit, mbeti katolik. Nga këto familje dolën figura të rëndësishme kishtare si Matej Krasniqi, kryepeshkop katolik, dhe Gaspër Krasniqi, vikar apostolik.

Në fund të viteve 1760, katolikët e fisit Krasniq u vunë nën Kulturprotektoratin Austriak, i cili u siguronte disa liri fetare katolikëve në Perandorinë Osmane nën mbrojtjen e Perandorisë Austriake. Kjo lehtësoi rindërtimin e kishave dhe shkollave katolike në Gjakovë dhe Prizren, duke forcuar praninë e komunitetit katolik në këto rajone.

Personalitete të shquara

Redakto


  1. ^ Arshi Pipa (1978), Albanian folk verse: structure and genre, Volumes 17-19, Trofenik, fq. 126
  2. ^ Karl Kaser (2012), Household and Family in the Balkans: Two Decades of Historical Family Research at University of Graz, Studies on South East Europe (në gjermanisht), vëll. 13, LIT Verlag, fq. 124, ISBN 978-3643504067
  3. ^ von Hahn, Johan Georg; Elsie, Robert (2015). The Discovery of Albania: Travel Writing and Anthropology in the Nineteenth Century. I. B. Tauris. fq. 125. ISBN 978-1784532925.
  4. ^ Shkurtaj, Gjovalin (2009). Sociolinguistikë e shqipes: Nga dialektologjia te etnografia e të folurit [Socio-linguistics of Albanian: from dialectology to the ethnography of spoken language]. Morava. fq. 390. ISBN 978-99956-26-28-0. Marrë më 10 shkurt 2020.
  5. ^ Elsie, Robert. The Tribes of Albania: History, Society and Culture. fq. 244.
  6. ^ Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania (PDF), Historical Dictionaries of Europe, vëll. 75 (bot. 2), Scarecrow Press, fq. 248, ISBN 978-0810861886, arkivuar nga origjinali (PDF) më 2014-10-06
  7. ^ The Tribes of Albania,: History, Culture and Society. Robert Elsie. 24 prill 2015. fq. 161. ISBN 9780857739322. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |langugae= është injoruar (Ndihmë!)
  8. ^ Progni, Dodë (2003). Nikaj-Merturi: vështrim historik [Nikaj-Mërtur: an historical account]. Shtjefni. ISBN 9992782641. Marrë më 25 shkurt 2020.
  9. ^ Lauka, Muhaj & Bojaxhi 2021, f. 86.
  10. ^ Lauka, Muhaj & Bojaxhi 2021, f. 93.
  11. ^ Lazaridis & Alpaslan-Roodenberg 2022: Supplementary Files, Table S1
  12. ^ Lauka, Muhaj & Bojaxhi 2021, f. 92.
  13. ^ Zamputi, Injac. RELACIONE MBI GJENDJEN E SHOIPERISE VERIORE DHE TE MESME NE SHEKULLIN XVII [Reports on the Situation in Northern and Central Albania in the mid 17th century vol.2]. University of Tirana. fq. 148. Marrë më 25 shkurt 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  14. ^ Lauka, Muhaj & Bojaxhi 2021, f. 84.
  15. ^ Palnikaj, Mark (2020). Klerikë atdhetarë. Tiranë. fq. 32.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)