Kratill Mahata
Kratill Mahata (shek. III p.e.s.) ishte një gimnaziark nga qyteti ilir Nikaia emri i të cilit përmendet në një mbishkrim të gjetur në kështjellën e Klosit në Mallakastër.
Përmbledhje
RedaktoEmri i gimnaziarkut Kratill Mahata përmendet në një mbishkrim të shekulli III p.e.s. të gjetur në kështjellën ilire të Klosit në Mallakastër, ku është identifikuar qyteti ilir Nikaja, Në këtë mbishkrim, krahas nëpunësve kryesorë të qytetit, përmendet edhe gimnasiarku me emrin Kratill Mahata, i ngarkuar me arsimin dhe përgatitjen fiziko-ushtarake të rinisë së asaj kohe:
Shqip: "Kur ishte prytan Aspima Praugu, strateg Damonik Nikandri, gimnasiark Kratill Mahata, u bë (kjo godinë)"
Anglisht: "When prytaneis was Aspima Praugu, strategos Damonik Nikandri, gymnasiarch Kratill Mahata, was built (this building)"
Gjermanisht: "als Prytan Aspima Praugu, Stratege Damonik Nikandri und Gymnasiat Kratill Mahata waren, wurdedieses Gebäude gebaut"[1]
Si për të provuar më shumë këtë fakt, u gjet në qytetin Oropos të Greqisë një mbishkrim i shekullit II p.e.s. ku, ndërmnjet fitimtarëve në garat e vrapimit me armë në festat e Amfiarajës, rreshtohej i pari një i ri nga qyteti Nikaja. Ky sukses ishte gjithashtu një nder edhe për gjimnazin e qytetit, ku ishte përgatitur kampioni. [2] [3] Kratill Mahata dhe Mark Lugari deri më tani janë ndër mësuesit e rrallë ilirë të cilët njihen me emër dhe mbiemër
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Bushi, Skënder (2019). Koleksioni i kulturës materiale identifikuar nga arkeologët austriakë. Panoramë e përgjithshme [Von österreichischen Archäologen identifizierte Kulturgüter]. Austro-Hungaria dhe Shqipëria, 1916-1918 (Österreichisch-Ungarische Monarchie und Albanien, 1916-1918) (në shqip dhe gjermanisht). Tirana: Muzeu Historik Kombëtar (National Historical Museum). fq. 250 & 504. Marrë më 15 qershor 2022.
- ^ Anamali, Skënder. (1976) Të dhënat mbishkrimore në disa qytete të Ilirisë së Jugut. Tiranë, 1976, fq. 119
- ^ Ceka, Nerita. (1987) Mbishkrime byline (Inscriptions bylliones). In: Iliria, vol. 17 n°2, 1987. pp. 49-121.