Krem çokollate është ëmbëlsirë e përgatitur me qumësht, vezë, sheqer dhe përbërës tjerë në sasi të vogla.

Për të përgatitur krem çokollate nevojiten :

4-5 filxhane çaji qumësht
2 vezë
1 filxhan çaji - ujë
2 filxhan kafeje - sheqer
3 lugë kafeje - niseshte
1 lugë gjelle - kakao
Përgatitja

Në një enë me fund sferik hidhen vezët, niseshteja, kakao (i shkrirë me pak ujë të vokët) dhe ujë i ftohtë. Përzihet mirë, pastaj hidhet qumështi i vluar. Masa vihet në zjarr dhe përzihet derisa të trashet. Kremi i përgatitur hidhet nëpër filxhan dhe lihet për t'u ftohur.