Krimi në Kosovë është shqetësim për organet e rendit dhe qytetarët. Lloje të veçanta të krimit janë përhapur pas luftës së fundit. Shteti shpesh hasë në vështërsi në luftimin e krimit per shkak të korrupsionit.[1]

Policia e Kosovës është përgjegjëse per luftimin e krimit

Ligji dhe organet

Redakto

Kodi penal i Republikes së Kosovës përkufizon krimet dhe dënimet. Ka dhe ligje të tjera penale. Krimin në Kosovë e luftojnë policia , prokurorët e shtetit, të cilët kanë ndihmën e EULEX-it.

Krimi i organizuar

Redakto

Është aktivitet i cili realizohet nga një strukturë organizative, e cila kryhet nga ana e njerëzve të cilët punojnë në punë grupore. Të ardhurat nga ky lloj krimi realizohen nga veprimtaria ilegale e shitjës së drogës , prostitucionit , kontrabandës , piratërisë etj.[1]

Nga hulumtimet e shtumta del se krimi i organizuar është shtuar shumë pas luftës. Azem Hajdari, profesor në UP thotë se, që nga periudha e pasluftës janë shtuar në masë të madhe rastet e krimit të organizuar."Fakti se ky lloj kriminaliteti ka arritur të depërtoj dhe të lidhet me qarqet e pushtetit qëndror dhe atij lokal ka ndikuar që një pjesë e shoqërisë të krijohet përshtypja se kjo dukuri është e pamposhtur".[1] Kjo lidhje siç thotë Hajdari po pengon luftimin e veprimeve kriminale.

Fajdet

Redakto

Kushtet e vështira në Kosovë e kanë mundësuar zhvillimin e këtij lloji të krimit. Policia ka deklaruar se vetëm gjatë vitit të kaluar janë hetuar 25 raste si dhe janë inicuar rreth 10 raste. Gjatë këtij viti policia ka arritur ne hartimin e një plani operativ "Stop fajdes dhe detyrimit". Që me anë të këtij plani të identifikohet parandalimi, hetimi, dhe arrestimi i të dyshuarve që janë marrur me këtë lloj të krimit.[2]

Kontrabandimi i drogës

Redakto

Është zhvilluar me përmasa të shpejta, ku sipas burimeve në Kosovë vetëm në vitin 2016 janë konfiskuar mbi 420kg marihuanë dhe policia ka arrestuar pothuajse 562 persona për trafikim me substanca narkotike. Sipas Departamentit të Shtetit Kosova është cilësuar si një vend tranzit dhe jo burim i drogës. [3]

Prostitucioni

Redakto

Trafikuesit kanë sjellë në Kosovë shumë vajza nga vendet e Evropës Lindore me mendimin se ato do të kenë një jetë më të mirë. Raportet e organizatave të ndryshme thonë se në Kosovë janë identifikuar rreth 200 lokale në të cilat ushtrohet prostitucioni, por mendohet se ky numër është edhe më i madh.[4]

Korrupsioni

Redakto

Sikurse në të gjitha vendet që është i përhapur korrupsioni , poashtu është i përhapur edhe në vendin tonë. Në bazë të statistikave në Kosovë ka rreth 500 lëndë si dhe numri i të dyshuarve është 750 persona.Ka rreth 114 lëndë të pakryera dhe të përfshirë rreth 351 persona. Ndërsa vetëm në vitin e kaluar thuhet se janë hetuar rreth 250 raste për korrupsion.Poashtu rreth 90 raste janë trajtuar për parandalimin e konfiktit të interesit. [5]

Vrasjet dhe krimet e tjera

Redakto

Viteve të fundit ka pasur disa raste të vrasjeve të grave të cilat kanë zgjuar shqetësimin e popullësisë. Vrasjet kanë ndodhur edhe në sferën politike siç janë: Tahir Zemaj,[6] Xhemajl Mustafa,[7] Oliver Ivanoviq.[8]

Krimet e tjera shqetësuese përfshijnë trafikimin me njerëz, dhunën seksuale, vjedhjet etj.

Shih dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Ahmeti, Nadie (2013-02-02). "Krimi i organizuar dhe korrupsioni ngufasin Kosovën". Evropa e Lirë. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "FENOMENI I RREZIKSHËM I "FAJDEVE" NË KOSOVË". Insajderi. 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "KOSOVA, VEND TRANSIT I TRAFIKIMIT TË DROGËS". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Prostitucioni – dukuri shqetësuese në përhapje!". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Qindra persona nëpër procese gjyqësore për korrupsion". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ja kush e vrau Tahir Zemajn (Audio dëshmi)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Rudi, P. (2016-11-23). "Vrasja e Xhemajl Mustafës, ishte vrasja më tronditëse". Bota sot. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Vritet politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç". Zëri i Amerikës. 2018-01-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)