Kristaq Xharo ka lindur në Gradishtë, Lushnje me 17 Gusht 1959, është Profesor Doktor në Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Më herët ai shërbeu si ushtarak karriere në Forcat e Armatosura për rreth 30 (tridhjetë) vite në detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit duke e mbyllur karrierën ushtarake në gradën ‘kolonel’. [1]

Xharo

Karriera Akademike Redakto

Xharo përfundoi shkollën 8-vjecare në Gradishtë, Lushnje e më pas Shkollën e Mesme ‘Skëndërbej’ në vitet ’74-’78. Në vitin 1983 u diplomua në Shkollën e Lartë të Oficerëve prej nga u titullua oficer.[2] Në vitin 1995 ndoqi Akademinë e Drejtimit në Vjenë, Austri, ndërsa në periudhën 1997-1999 u diplomua në Kolegjin e Komandave dhe Shtabeve (SGSC) në SHBA. Në periudhën 2005-2009 (part-time), diplomohet në Universitetin e Tiranës, në degën Histori.[3] Ka plotësuar nivelet e kualifikimit shkencor akademik duke mbrojtur gradën ‘Kandidat i Shkencave’ në vitin 1992, më pas ‘Doktor i Shkencave’ në vitin 1994, si dhe ka fituar titujt akademik ‘Profesor i Asocuar’ në vitin 1995 dhe ‘Profesor – Doktor’ në vitin 2012. Gjatë karrierës së tij ushtarake dhe akademike është vlerësuar me grada, tituj e dekorata brenda dhe jashtë vendit.

Karriera Profesionale Redakto

Gjatë vitit 1988 deri në 1997 punoi si mësimdhënës dhe drejtues akademik në Universitetin Ushtarak “Skëndërbej’. Pas përfundimit të studimeve në Kolegjin e Komandave dhe Shtabeve (SGSC) në Leavenworth, Kansas, SHBA, në vitin 1999, kreu detyra të ndryshme në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes [4]. Prej vitit 2005 deri 2007, kreu detyrën e shefit të Sekretariatit të SEDM-it (Southeastern Europe Defense Ministerial), organizatë rajonale për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Në vitet 2007 -2010 kreu detyrën e shefit të misionit ushtarak të Republiken e Shqipërisë në Shtabin e NATO-s në Bruksel, periudhë e anëtarësimit në aleancë [5]. Më pas shërbeu si komandant/rektor i Akademisë së Mbrojtjes [6]. Në vitin 2015 mbylli karrierën në Forcat e Armatosura me gradën e lartë ‘kolonel’ [7]. Prej vitit 2015 është profesor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës (UET).[8]

Publikime Redakto

  1. Xharo K - "Në Paradigmën e Sigurise" (autor) UET Press, Tiranë 2022
  2. Xharo K - "Në brendësi të luftimit", (autor): Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake. ISBN 355.444(079.6) Tiranë 2009
  3. Xharo K - "Organizim luftimi", (autor): Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake: ISBN 355.422.1 (075.8) Tiranë 2005
  4. Xharo K - "Ku po shkon Lufta", (autor): Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake. ISBN 355 .0102(078.3) Tiranë 2005
  5. Xharo K - "Zjarri ne luftim mbrojtës", (autor): Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake. ISBN 355.44 (075.8) Tiranë 2005
  6. Xharo K - "Conservatives_WFD_PWD Handbook. Westminster Foundation for Democracy". Lami R, & Lami, B (bashkautor) London 2021
  7. Xharo K - “Udhëheqja strategjike” : (bashkautor) Ramadani R; Braneshi E, Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tiranë 2010
  8. Xharo K - "Dinjitoz drejt Irakut": Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake. Xhebexhia Ilir (bashkautor) ISBN 355.357(496.5:567) (036), Tirane 2005
  9. Xharo K - "Elemente te standardizimit te përgatitjes se trupave” (bashkautor) Lilo A: Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tiranë 2001
  10. Xharo K - "Teoria e qitjes me armët e këmbësorisë” (bashkautor) Ajazi Muhamet; Islami Flamur; Hyseni Halil; Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tirane 1996

Shkrime Redakto

Referencat Redakto

  1. ^ https://www.mod.gov.al/newsroom-2/1050-ceremoni-me-rastin-e-daljes-ne-rezerve-te-dy-ushtarakeve-te-larte-te-fa
  2. ^ https://wiki.shqipopedia.org/shkolla-e-lart%C3%AB-e-bashkuar-e-oficer%C3%ABve-enver-hoxha.
  3. ^ https://unitir.edu.al/
  4. ^ https://www.defense.gov/ 
  5. ^ https://www.nato.int/
  6. ^ https://www.mod.gov.al/aktivitete-analize-2/4505-programi-bachelor-i-studimeve-ne-fushen-e-shkences-ushtarake-akademia-e-fa
  7. ^ https://www.mod.gov.al/newsroom-2/1050-ceremoni-me-rastin-e-daljes-ne-rezerve-te-dy-ushtarakeve-te-larte-te-fa
  8. ^ https://www.instagram.com/p/CdMHAtdo0Nd/?igshid=YmMyMTA2M2Y=