Krokodilat (nënfamilia Crocodylinae) janë zvarranikë të mëdhenj ujorë që jetojnë në Afrikë, Azi, Amerikë dhe Australi. Crocodylinae, të gjithë anëtarët e të cilëve konsiderohen krokodilat e vërtetë, klasifikohen si nënfamilje biologjike. Një kuptim më i gjerë i termit krokodil, Crocodylidae që përfshin Tomistoma. Termi krokodil këtu vlen vetëm për speciet brenda nënfamiljes së Crocodylinae. Termi nganjëherë përdoret edhe më lirshëm për të përfshirë të gjithë anëtarët ekzistues të rendit Crocodilia, që përfshin aligatorët.[1]

Krokodili
Krokodili i Nilit (Crocodylus niloticus)
Krokodili i ujrave të kripura (Crocodylus porosus)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Crocodylinae Cuvier, 1807

Etimologjia

Redakto

Përshkrimi fizik

Redakto
Pesha
Arrin deri në 900 kg
Gjatësia
Deri 6 m
Pjekja Seksuale
Ndryshon sipas vendit ku jetojnë dhe konçidon me sezonin e thatësirave
Periudha e Ngrohjes së Vezëve
95-100 ditë
Numuri i të vegjëlve
Nga 25 deri 100
Intervali i Lindjeve
Vjetore
Dieta Kryesore
Gjitarë nga të cilët zebra, buaj, përfshirë dhe zvarranikë(ku dhe krokodilë), zogj, të vegjëlit e krokodilit të Nilit hanë bretkosa dhe insekte.
Jeta Mesatare
70-100 vjet

Është zvarraniku më i madh në Afrikë. I gjatë deri në 6 metra nga maja deri në bisht, dhe peshon mbi 900 kg. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret vetë momentin e duhur për të sulmuar. Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shume se një orë ne pritje të gjahut. Me fuqinë e madhe që ka, është në gjendje të tërheqi një zebër të rritur në ujë në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Dhëmbët i rriten vazhdimisht dhe ata më të konsumuar hiqen vetë kur dalin dhëmbët e rinj. Sytë janë të vendosur në lartësi të kokës, në mënyrë që krokodili të vëzhgojë arritjen e gjahut kur ai ndodhet i zhytur nën ujë. Flegrat e hundës, të ndodhura në lartësi të nofkave, i bëjnë të mundur krokodilit të marri frymë kur trupi është i zhytur. Një shtresë e hollë lëkure i mbyll flegrat për të mos lejuar futjen e ujit. Me ndihmë e këmbëve të fuqishme e të kthetrave, krokodili zvarritet në brigjet e lumit me një shpejtësi të mahnitshme. Femra përdor thonjtë e fortë edhe për të hapur një vrimë në tokë ku do të depozitojë vezët. Bishti muskulor ka një rol shtytës por dhe drejtues në ujë. Është dhe një armë e fuqishme, një fshikullim i bërë me të mund të hedh poshtë dhe një kafshë me përmasa të mëdha.

Në natyrë

Redakto

Krokodili i Nilit mbijeton kudo që ka ujë. Zë pellgje me ujë, lumenj, liqene, rezervuarë dhe në shumë zona të kontinentit afrikan dhe deri në Madagaskar, përgjatë bregut juglindor. Në periudhat e thatësirës mund te bëjë edhe 25 km në kërkim të ujit, pa të cilin nuk mund të jetojë. Mund të kalojë edhe periudha të shkurtra edhe në ujëra të kripura; ekzemplarë të rrallë janë vënë re të jetojnë edhe në kanalin midis kontinentit dhe Madagaskarit.

Gjatë sezonit të shirave, krokodilët e rinj shpesh zënë pellgje me ujë dhe më pas transferohen ne vende më të mëdhenj kur janë rritur.

Sjellja

Redakto

Në krahasim me gjitarë dhe shpendët, pjesa më e madhe e zvarranikëve nuk ka një sistem rregullues të temperaturës. Për tu ngrohur ose për tu freskuar krokodili e bën në mënyra te tjera. Në mëngjes shtrihet nën diell për tu ngrohur. Me kalimin e kohës, me rritjen e temperaturës, duhet të mbajë gojën hapur për të penguar një ngrohje të tepruar të trupit. Ndonjëherë zgjedh edhe hijen e pemëve ose zhytet në ujë. Në periudhat më pak të nxehta, krokodili zhvendoset në vendet ku uji është më i thellë. Këtu ai rri i palëvizur dhe mund të mbijetojë në këto kondicione edhe për një vit të tërë pa ngrënë.

Ushqimi dhe gjuetia

Redakto

Një krokodil i Nilit në moshë te pjekur vret dhe ha çdo lloj kafshe që mund ti dali në gjuajtje. Është një gjahtar i zoti dhe ndjek pretë e tij si në tokë ashtu dhe në ujë. Fauna që gjendet ndryshon në një rajon në tjetrin dhe luan një rol të rëndësishëm në madhësinë e krokodilit të rritur; në zonat e pasura me gjah krokodili i Nilit mund të arrijë një gjatësi prej 6 m.

Krokodili nuk është në gjendje të përtypi sepse dhembët e gjatë nuk arrijnë të presin o të zvogëlojnë ushqimin, prandaj atij i mjafton ta copëtojë mishin dhe ta hajë me copa të mëdha. Në qoftë se një kafshë është shumë e madhe për tu ngrënë për një herë, krokodili ruan një pjesë nën ujë.

Shtimi

Redakto

Krokodili i Nilit shtohet në sezonin e thatësirave, prandaj dhe vezët hapen në periudhën e shirave. Me qenë se çdo mashkull kërkon të çiftëzohet me sa më shumë femra të jetë e mundur, shpesh herë verifikohen dhe zënie midis kundërshtarëve.

Mbas çiftëzimit, femra hap një vrimë pranë bregut të ujërave dhe depoziton nga 25 deri 100 vezë me guacë te butë njësoj si lëkura. Vezët e krokodilit janë të vogla e të gjata rreth 5 cm. Krokodilët e rritur janë gat 4000 herë më të rëndë sesa veza nga ku dalin. Foleja ruhet pë rreth tre muaj, koha e duhur që vezët të hapen. Në se temperatura e ngrohjes së vezëve është më e ulet se 29 °C, të gjithë të sapo lindurit do të jenë femra.

Kur të vegjlit janë gati për të dalë, lëshojnë një zë gërdhitës. Është sinjale që nëna te lëvizi dheun dhe të ndihmojë të vegjlit të dalin në sipërfaqe. Në se ndonjë i vogël ka vështirësi për të dalë nga veza, nëna vet merr masa me thyerjen e saj. Pas daljes, nëna mbledh të vegjlit me gojë dhe i con në vende të sigurta në ujë, duke ndenjtur pranë të sapo lindurve për katër javë në mënyrë që ti mbrojë nga sulmet e gjahtarëve.

Ruajtja

Redakto

Krokodili i Nilit nuk ka rrezik zhdukjeje. Por gjithsesi shumë zona te ambientit natyral ku ai jeton janë shkatërruar nga njeriu dhe popullsia e krokodilëve është ulur. Krokodili ka qenë dhe objekt i një interesi të veçantë gjuetie, që kishte si objektiv lëkurën edhe mishin e tij. Zhvillimi i fermave që rrisin krokodilët për arsye tregtare ka bërë të mundur uljen e presionit mbi popullatën e krokodilëve të egër brenda territoreve natyrale.

Llojet

Redakto
 
Një grumbull krokodilësh
 
Krokodili amerikan në La Manzanilla, Jalisco, Meksikë

Shumica e specieve janë të grupuara në klasën Crocodylus. Klasa tjetër ekzistuese, Osteolaemus, është monotipik (siç është edhe Mecistops).

Prodhime nga lëkura

Redakto

Nga lekura e krokodilit dalin çizme ,çanta,atlete,portofola,rripa etj.. Gjithashtu lekura e tij eshte shum e kerkuar pasi eshte teper e forte dhe vendose ne shume vende te ndryshme si prsh.mbajtese çelsash.etj...

Referimet

Redakto
  • Enciklopedia "Il fantastico mondo degli animali" ©IMP BV/IMP Srl

Referime

Redakto
  1. ^ Grigg, Gordon and Gans, Carl (1993) Morphology And Physiology Of The Crocodylia, in Fauna of Australia Vol 2A Amphibia and Reptilia, chapter 40, pages 326-336. Australian Government Publishing Service, Canberra. PDF Arkivuar 20 korrik 2005 tek Wayback Machine
  2. ^ McAliley, Willis, Ray, White, Brochu & Densmore (2006). Are crocodiles really monophyletic?—Evidence for subdivisions from sequence and morphological data. Molecular Phylogenetics and Evolution 39:16-32.