Kruno Krstiq
Kruno Krstić (Arbanasi afer Zarës, Kroaci, 13. nëntor 1905. - Zagreb, 6. dhjetor 1987.), ishte një filozof, psikolog, linguist, enciklopedist dhe përkthyes kroat me prejardhje shqiptare.[1]
Biografia
Redakto“Kruno Krstiq ishte njëri nga sociaologët më të mëdhenj dhe autor i enciklopedisë. Ai e ka përgatitur Fjalorin e dallimeve mes serbishtes dhe kroatishtes dhe për këtë arsye është dënuar me burg, për shkak se në atë kohë thuhej se serbishtja dhe kroatishtja janë një gjuhë. Kanë dashur ta dënojnë me vdekje, por e ka shpëtuar Vlladimir Nazori. Në fillim të viteve të 80-ta ka botuar veprën për ardhjen e arbëreshëve në Zarë dhe Fjalorin Arbëresh. Sërish i janë bë presione nga qarqet serbomadhe duke e akuzuar se nacionalizmi sërish po çon kokë në Jugosllavi. Thuhet se si rezultat i këtyre presioneve edhe ka ndërruar jetë”.[1]
Veprat
Redakto- Psihologija i njen predmet: Perspektivna polimorfnost predmeta psihologije, Zagreb, 1937.
- Razlike između hrvatskoga i srpskoga književnog jezika, Zagreb, 1940. (koautor Petar Guberina), ( ribotim, Mainz, 1977.)
- Filozofija u Hrvatskoj: Poviestni pregled, Zagreb, 1943.
- Rječnik govora zadarskih Arbanasa, Zadar, 1987.(Fjalori i të folmes së Arbanasëve të Zarës, Zarë, 1987.)
- Doseljenje Arbanasa u Zadar, Zadar, 1988. (suautori Željko Karavida i Marijan Szabo) - Shpërngulja e Arbanasëve në Zarë, Zarë , 1988. (koautor me Zhelko Karavida dhe Marijan Szabo).
- Hrvatski pravopis, 1998. (koautor me Petar Guberina dhe Franjo Cipra) ↓1
- Marko Marulić: The author of the term "psychology", Zagreb, 2000.[2]
Përkthime
Redakto- Nga italishtja: Francis Carco, Ekipa, Zagreb, 1940.
- Nga anglishtja: Mark Twain, Thoma i vogël në balon, Sarajevë, 1952. dhe Sigrid Undset, Pranvera.
- Nga frengjishtja përmbledhjen e lirikës kineze, Tsen Tsonming, Une nuit d'hiver.[3]
Shënime
Redakto↑1 Kjo vepër nuk ka qenë e publikuar në vitin 1941 për shkak të ndalimit dhe ribotimi i pjesëve të mbetura u bë vetëm në vitin 1998.[4]
Referime
Redakto- ^ a b Bisedë me arbëreshin nga Zara që në Shkup ndihet si në shtëpinë e tij Arkivuar 8 dhjetor 2015 tek Wayback Machine 1.12.2015. http://lajmpress.com/ Arkivuar 4 korrik 2016 tek Wayback Machine 2.07.2016.
- ^ Knjižnice filozofskog fakulteta Sveučilišta u Zagrebu: Krstić, Kruno, preuzeto 27. veljače 2013.
- ^ Mladen Shvab: Građa za bio-bibiografiju Krunoslava Krstića - u povodu 90-godišnjice rođenja // Prilozi za istraživanje hrvatske filozofske baštine, br. 1-2 (41-42) (1995.), str. 315.-334.
- ^ Proleksis enciklopedija: Krstić, Kruno, preuzeto 27. veljače 2013.