Kryeshnoshja (E pamja) është veprim ceremonial nga kultura e vjetër besimtare, dhe merret si pasuri shpirtërore kombëtare shqiptare.

Ky veprim mikpritës, kryeshnoshja organizohej nga të afërmit e të vdekurit dhe mund të zgjaste me muaj të tërë, varësisht nga rasti në rast. Mirëpo për shkak të ngarkese që i sillte ekonomisë familjare të të vdekurit, aty diku nga mesi i shekullit XIX populli fillojë të shkurtoj intervalin kohorë të kryeshnoshjes në vetëm një ditë. Ky afat për kryeshnoshje në Prishtinë u ruajt deri në kohën tonë dhe pikërisht në mesin e qytetarëve të vjetër, kurse në Malësi nuk hyri në zbatim. Për Binak Alianë në Malësi të Gjakovës aty nga mesi i she. XIX, për kryeshnoshje shkuan ehe pas tri vjetësh. Ndërsa sipas studimeve të bëra në teren gjatë viteve 1990, thuhet që nga mesi i shek. XIX kryeshnoshja ishte e hapur mesatarisht tre muaj ditë mesatarisht.[1][2]

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ LL. Mitushi, Zakone e rite të ceremonialit të vdekjes në Myzeqe, Etnografia shqiptare, V/1974, 258-277. - nxierr nga Muhamet Pirraku në Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë 1989, fq.167
  2. ^ Vëzhgim i Hipi Zhdripit në Gjakovë dhe Prishtinë, 2008