Binak Ali Mulosmanaj (1805 - 1895) i njohur si Binak Alia ka qenë prijës i krahinës së Malësisë së Gjakovës, pjesëmarrës në Kryengritjen e 1845 dhe pleqnar që dha ndihmesë në pajtimin e shumë gjaqeve[1].

Binak Alia (1805 - 1895)

Biografia

Redakto

Binak Alia lindi ne Bujan, i biri i Ali Mulosmanit, bajraktarë të fisit i fisit Krasniqe, nga Malsia e Gjakovës.

Binak Alia ishte një personalitet i shquar i cili luante një rol te gjykatësit popullor brenda shoqërisë shqiptare nën pushtimin osman, shoqëri e cila logjikonte ndryshe nga ligjet zyrtare në fuqi. Binak Alia u aktivizua edhe në rrjedhat politike të ndryshimeve politike gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Veprimet dhe gjykimet e nxjerra nëpër oda nga Binak Alia, për disa gjenerata janë përdorur si gjykime të drejta brenda traditës kanunore shqiptare. Ky mendim është vërejtur ndër popullsinë shqiptare edhe pas luftës së dytë botërore në troje të cilat kishin mbetur nën qeverisjen administrative sllave dhe si duket ato gjykime vlersohen si të drejta edhe në ditët tona.

Për veprimtarine e tij, Binak Alia ishte bërë aq i njohur sa që me kalimin e kohës u shndërrua si një figurë mitologjike e drejtësisë tradicionale shqiptare.

Për ndikimin e gjykimeve të tij në popull flet fakti që edhe tri vite pas vdekjes së Binak Alise, në shtëpinë e tij, për kryeshnoshje vinin nga troje të ndryshme shqiptare. [2]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Kush ishte Binak Alia, Gazeta Dita, 28 gusht 2014.
  2. ^ Muhamet Pirraku në Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë 1989, fq.167