Kudret Kokoshi
Kudret Kokoshi lindi në Vlorë, më 18 shtator 1908. Arsimin e mesëm dhe të lartën për Drejtësi i kreu, po atje dhe fitoi gradën doktor i shkencave juridike. Kishte pasion letërsinë dhe kreu edhe këtë fakultet. Po kështu, krahas gjuhës italiane që e zotëronte dhe njihte në mënyrë të shkëlqyer, ai përvetësoi edhe disa gjuhë të tjera të huaja. Udhët i kishte të hapura për të bërë karrierë në perëndim, po zëri i atdheut e thërriste dhe në moshën 26-vjeçare në vitin 1934 u kthye të shërbente në atdheun e tij.
Aktiviteti patriotik
Redakto- 1934, ushtroi detyrën e avokatit në Vlorë.
- 1936 emërohet ndihmës gjyqtar në Bilisht dhe Pogradec.
- 1939, u emërua gjykatës në Korçë, më pas në Shkodër dhe Tiranë.
- 1941, u emërua Kryeprokuror në Prizren, në atë kohë kur bashkimi i Shqipërisë me Kosovën ishte bërë një realitet.
- 28 nëntor 1942, e gjejmë në udhëheqje të demonstratës antifashiste në Prizren ku u përlesh me forcat fashiste dhe u plagos.
- Sapo filloi Lëvizja Antifashiste, ai u angazhua që në fillimet e saj dhe në vitin 1943, është një nga eksponentët e Ballit Kombëtar në Vlorë.
- gusht 1943, është pjesëmarrës në Konferenca e Mukjes, ku u vendos bashkimi i shqiptarëve në luftë kundër nazifashizmit.
- 7 mars të vitit 1944, u zgjodh kryetar i Komitetit të Rinisë Intelektuale të Kosovës, ku anëtar ishte edhe patrioti Selman Riza. Komiteti ishte forum i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryetar ishte Bedri Pejani, formuar në shtator 1943.
- maj të vitit 1944, për këtë aktivitet antifashist, ndërsa ishte duke ushtruar veprimtarinë për forcimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe luftën kundër bishës nazifashiste, u arrestua nga Gestapua gjermane dhe u internua fillimit në Prishtinë dhe më pas në kampin shfarosës Mathauzen.
- Nga kampet e përqendrimit nazist u lirua në dhjetor 1944, u kurua nga sëmundjet në Grac të Austrisë dhe me gjithë se ju propozua të bënte karrierë në perëndim, ai ashtu si në vitin 1934, preferoi të kthehej në atdhe dhe t`i shërbente atdheut të tij.
Sapo erdhi në Shqipëri, më 5 qershor 1945, komunistët e arrestuan dhe e dënuan me vdekje si udhëheqës i Ballit Kombëtar.
- Me vendimin e datës 1 tetor 1945, dënimi ju kthye në 25 vjet.
- Vuajti dënimin në burgun e Burrelit dhe u lirua më 25 dhjetor 1964, pas plot 19 vjetëve. Kudret Kokoshi ndërroi jetë më 26 prill 1991 i lumtur, sepse pa të realizuar ëndrrën e tij për përmbysjen e diktaturës komuniste, prej së cilës populli shqiptar vuajti për 46 vjet.