Kulla e Sahatit, Tiranë
Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840 nga Haxhi Etëhem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut.[1]
Kulla e Sahatit (Tiranë) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Tiranë, Shqipëri |
Koordinatat | 19°49′11″N 41°19′40″E / 19.819647°N 41.327717°E |
Ndërtuar | në shekullin XIX midis viteve 1822-1840 |
Organi drejtues | DRKK Tirane |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 609 (24.05.1948.) |
Nr. i referencës | TR088 |
Tipologjia | Vendstrehim |
Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948[1]. Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venediku e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko.
Historia
RedaktoAi është ndërtuar në Perandorinë Osmane nga djali i Molla Mehmet beut. Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës. Ne vitin 2009-2010 afer festave kulla e sahatit do te pastrohet nga brenda dhe nga jashte do te behet me pllaka mermeri.
Galeria
Redakto-
Kulla në qendër të Tiranës, Shqipëri, në një kartolinë të vjetër (rreth vitit 1923)
-
Shkallët në brendësi të Kullës, 2009.
-
Kulla në qendrën e Tiranës gjatë Luftës së dytë botërore. Forcat gjermane pas marrjes së qytetit nga italianët. Tiranë, shtator 1943.
Referime
Redakto- ^ a b "Kulla e Sahatit". imk.gov.al. Instituti i Monumenteve të Kulturës. Marrë më 25 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]