Kulla e Sahatit në Ulqin
(Përcjellë nga Kulla e Sahatit e Ulqinit)
Sahat Kulla e Ulqinit është ndërtuar më 1754 me paratë e mbledhura nga dhurimet e bëra nga qytetarët e Ulqinit. Detyra kryesora e kullës ishte që të "thërras" njerëzit në punë dhe të ja kujtoj kohën. Vendndodhja është zgjedhur me kujdes, sa që mund të shihet nga çdo pjesë e qytetit, por duke mos llogaritur pjesën më të rë të qytetit. Ka bazë drejtkëndëshi, dhe është i ndërtuar nga gurë me forma të çrregullta dhe lëmuara butë. Është pranë Xhamisë së Namazgjahut dhe Xhamisë së Kryepazarit. Sot, për fat të keq është jofunksionale.