Xhamia e Namazgjahut
Xhamia e Namazgjahut (e njohur edhe si Xhamia e Mezgjahut, Xhamia e Pazarit ose Xhamia e Madhe, malazezisht: Džamija Namazdjah) është xhamia kryesore e Ulqinit, e cila gjendet në Çarshinë e Ulqinit, ndërsa pran saj gjendet Sahat Kulla e Ulqinit.
Kjo faltore myslymane është ngritur në vitin 1728 me meritën e Sulejman Mujalit nga Ulqini.[1] Xhamia e Namazgjahut ka një minare, ndërsa është e ndërtuar sipas arkitekturës osmane të shekullit të XVIII-të. Pranë xhamisë ka qëndruar dhe medreseja.[2] Emri i rrjedh nga fjala turke namazgâh, që do të thotë "vendi i namazit". Është klasifikuar si monument i mbrojtur kulturor i kategorisë III sipas Entit për mbrojtjen e monumenteve të Malit të Zi.[3]
Hytbeja e xhumasë mbahet në gjuhën arabe dhe shqipe. Nga viti 2011 është duke u bërë restaurimi i fasadës së xhamisë.[4]
Shiko dhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferimet
Redakto- ^ Objektet fetare dhe historike Islame ne Ulqin.1 – visit-ulcinj.com
- ^ The history of Ulcinj, Montenegro Arkivuar 23 shkurt 2015 tek Wayback Machine – UlcinjMontenegro.com
- ^ MONUMENTET E MBROJTURA KULTURORE NË ULQIN – ul-info.me
- ^ Trashëgimia kulturore – Fasadat presin restaurimin – visit-ulcinj.com