Xhumaja ose namazi i xhumasë (ar. صلاة الجمعة‎ ṣalāt al-jum`ah, "Namazi i së premtes"; persisht: نماز جمعه; turqisht: Cuma Namazı) është namazmyslimanët e falin me xhemat çdo të premte, menjëherë pas mesditës në vend të namazit të drekës (të mesditës).

Falja e namazit të xhumasë në dimër (Xhamia e Mbretit), në Prishtinë.

Nocioni xhuma përveç se përdoret për namazin, në gjuhën shqipe përdoret edhe si sinonim për ditën e premte.

Koha e xhumasë

Redakto

Namazi i xhumasë fillon në të njëjtën kohë kur do të fillonte namazi i drekës. Me këtë pajtohen të gjithë medh-hebet kryesore islame.

Mënyra e faljes së xhumasë

Redakto

Namazi i xhumasë përbëhet nga dy pjesë: falja (namazi në kuptimin e përgjithshëm) dhe hytbja. Imami së pari mban hytben, pastaj kryhet falja. Para hutbesë thirret ezani, ndërsa para faljes ikameti. Karakteristikë për namazin e xhumasë është se thirren dy ezane, së pari muezini thërret një ezan para se të filloj namazi ndësa ezani tjetër thirret para se të filloj hytbja.

 
Falja e namazit të xhumasë në një universitet të Malajzisë.

Hytbja

Redakto

Një hytbe (arabisht: خطبة hutbe) është predikim e premte në Xhuma-namaz.

Namazi i Xhumasë ka dy rekate sunet dhe 2 farz falet me xhemat, falet njëjtë sikurse namazi i sabahut.

Në Kuran

Redakto

Kuran thuhet: "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim." (Xhumm'a 62:9–10)

Në Hadith

Redakto

Ebu Hurerja transmeton se Muahmmedi ka thënë: "Çdo të premte engjëjt qëndrojnë tek porta dhe shënojnë emrat e njerëzve (sipas kohës që kanë hyrë në xhami) dhe kur imami ulet, ata i palosin fletat dhe bëhen gati me ndëgju hutben."

Citohet se Muhammedi ka thënë: "dita më e mirë kur lind dielli në ditën e premte është; Në këtë ditë Allahu e krijoi Ademin, në këtë ditë ai hyri në xhennet dhe në këtë ditë do të bëhet Kijameti." (Ahmad and At-At-Tirmithi)

Poashtu Ebu Hurerja transmeton se Muhammedi ka thënë: "Atij të cilit i cili bënë gusël të premten, që parfumoset (nëse mund), që vishet me rroba të mira, pastaj shkon në xhami dhe fal namazin aq sa dëshiron pa penguar askënd, e në fund dëgjon imamin në hutbe, do t'i falen mëkatet e tij midis kësaj premte dhe tjetrës." (Al-Bukhaari)

Shiko dhe

Redakto