Kulla e Sefedin Zasellës
Kulla e Sefedin Zasellës është një monument i trashëgimisë kulturore në Zasellë, Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .
Kulla e Sefedin Zasellës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Zasellë, Mitrovicë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4009 |
Historiku
RedaktoNë terrenin me rënie të lehtë në lagjen e “Abazëve” në fshatin Zasellë, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sefedin Zasellës. Sipas të dhënave të marra nga Ibrahim Sefedin Abazi, kjo kullë është ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, dhe është ndërtuar në të njëjtin vit kur është ndërtuar Kazerma e Vjetër në Mitrovicë, e që i takon shek. XIX. Kulla ka funksion banimi. Kati përdhese ka dy hapësira për përgatitjen e ushqimit gjatë ditës, dhe një hapësirë për ruajtjen e ushqimit familjar. Kati i sipërm ka tri dhoma, dy dhoma gjumi, ku në kuadër të njërës dhomë është edhe hamamxhiku. Gurët për ndërtimin e kullës janë marrë te livadhi siç e quajnë fshatarët “Livadhi i cekllit”. Kulla ka kryer funksione të shumta. Ka shërbyer si vend për bashkimin e lagjes për të zhvilluar lojëra të ndryshme kulturo-artistike dhe mbajtjen e shumë ceremonive të jetës shoqërore. Kulla e ngritur mbi themele guri, me mure konstruktive, me blloqe të latuara, arrin etazhin (S+K). Konstruksionet e meskatit, kulmit dhe tavanit janë nga druri. Hapjet për ndriçim janë dritaret katër këndore me kornizë me blloqe guri. Dera e hyrjes në pjesën e sipërme përfundon me hark të formësuar nga gurët. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me tjegulla tradicionale. Zemërgjerësia dhe bujaria e pronarit të kullës, Sefedin Zasella, ia shton vlerën sociale objektit në fjalë. Me fillimin e përhapjes së Abetares në gjuhën shqipe në këtë kullë janë ruajtur ekzemplarët për rajonin e Shalës. Kulla ishte e banuar deri në vitin 2003. Edhe në periudhën e luftës ka shërbyer si vendstrehim për refugjatë. Në kullë nuk hasim në intervenime të tjera nga koha e ndërtimit, në përjashtim të kornizave të hapësirave të ndriçimit. Gjendja në të cilën gjendet kulla nuk është e mirë, është duke shkuar drejt një shkatërrimi, nuk banon askush dhe ajo tani ka funksion ahuri. Objekti është rrënuar nga pronari në vitin 2016.[2]
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Stone house "Kulla" of Sefedin Zasella". dtk.rks-gov.net (në shqip dhe anglisht). Marrë më 2024-03-23.