Kulla e SylëRegjëve

monument kulture në Kosovë

Kulla e SylëRegjëve është një monument i trashëgimisë kulturore në Vranoc, Pejë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor". Kulla e Sylë Rexhës gjendet në qendër të fshatit Vranoc. Kulla e shek. XVIII dykatëshe është realizuar me gurë lumi dhe kënde nga guri i latuar, nga mjeshtër popullorë dibranë dhe mjeshtrit nga familja e Sylë Rexhës.[1]

Kulla e SylëRegjëve
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVranoc, Pejë, Kosovë
NdërtuarShek. XVIII
Riparuar më2006-2009
Stili arkitekturorOsmane
Organi drejtuesQRTK – Pejë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës766

Përshkrimi

Redakto

Kjo kullë i takon tipit të kullave me dyshëkllek të gurit i cili shtrihet në të tri anët e kullës - në gjithë ballin dhe pjesërisht në dy murët anësore.[2] Për nga pikëpamja funksionale kulla ka tri nivele me funksione sipas radhës: ahuri, odat e familjes dhe më së larti oda e burrave. Gjithashtu, kulla shquhet me një artikulim të qartë kompozicional, përkatësisht hapjet harkore të madhësive të ndryshme për ndriçim sa vinë e shtohen, ato përsëriten sipas skemës funksionale të brendshme. Nga kontura e kullës dalin jashtë në formë anëcaku vetëm dyshekllëku dhe nevojtorja nga guri, të cilat paraqiten si dy elemente të baraspeshuara. Karakteristike për gjendjen burimore të kësaj kulle ishte shkalla e lartë e ornamentimit të gurëve.[3] Në elementet përkatëes arkitektonike të kësaj kulle në brendi apo jashtë saj, u aplikuan gjithësej 26 ornamente simbolike nga kulti i diellit dhe kulti i gjaperit.[3] Dyert e mëdha harkore të oborrit, ndërtuar disa vite pas kullës, në kuader te strukturimit arkitektonik hapësinore të kompleksit të kullës së SylëRexhëve, paraqiten si njësi e veçantë arkitektonike kompozicionale.[3] Si element përbërës i kësaj njësie të veçantë arkitektoniko-kompozicionale, porta e vogël me hark të dyfishtë shërben për hyrje të antarëve të familjes. Në harkun e gjerë të kësaj porte, mbështetur mbi dy anëcakët e përpunuar janë skalitur gjithësej 7 ornamente simbolike nga kulti i diellit dhe kulti i gjarperit.[3]

Restaurimi

Redakto

Objekti është djegur gjatë luftës së vitit 1998-1999 dhe restaurimi është bërë nga viti 2006-2009. Për t’i akomoduar nevojat bashkëkohore për jetesë kulla ka pësuar ndryshime në organizmin e brendshëm. Kulla tani është në gjendje të mirë dhe përdoret për banim.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kulla e Sylë Rexhës (Pejë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Doli, Flamur (2009). Arkitektura Vernakulare e Kosovës. Prishtinë: ILIRI. fq. 149, 150. ISBN 978-9951-8786-0-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

Redakto