Kulla e Zymer Himës

monument kulture në Kosovë

Kulla e Zymer Himës është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 01 - 77/82.

Kulla e Zymer Himës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaDeçan, Kosovë
NdërtuarShek. XVIII
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar01 - 77/82
Nr. i referencës2828

Historia

Redakto

Kulla e Zymer Himës ndodhet në pjesën e vjetër të Deçanit. Ajo është një kullë trekatëshe (sipas njehsimit të popullit) e njohur si Kulla e Zymer Himës, e ndërtuar në shekullin XVIII. Kulla e Zymer Himës e shtrirë në tre etazhe i takon tipit të vjetër të kullave me dyshekllëk nga druri. Objekti kishte funksion banimi në këtë përbërje: Përdhesa që është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si odë banimi, kurse kati i fundit kishte odën e burrave e divan anën. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar (rustika) dhe më pak të latuar. Karakteristikë është dyshekllëku nga druri. Objekti ka çati të thjeshtë katërujore. Kulla si tip i banesave të fortifikuara që u ndërtua në kushte të caktuara historike përveç vlerës së mirëfilltë të banimit, gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u bë simbol i qëndresës dhe luftës për liri e për autonomi. Lufta e fundit 1998/99, ishte shkatërruese edhe për këtë kullë (monument), që kishte rëndësi dhe vlerë historike, kulturore, e në veçanti arkitekturore. Ndaj pikërisht këto vlera bënë që kulla në vitin 2009 të restaurohet nga OJQ "Intersos” me mjetet e dhuruara nga MPJ e Italisë. Pas punimeve të restaurimit kullës i është kthyer pamja origjinale. Kulla, ka ndërruar pronarin dhe që nga fundi i shekullit XX-të është pronë shoqërore e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-Historike. Objekti vazhdon të jetë në shërbim të MKRS, Departamentit të Trashëgimisë kulturore dhe institucioneve përkatëse.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ https://www.koha.net/kulture/73458/kulla-qe-ruan-gjurmet-e-decanit-te-vjeter/

Lidhje të jashtme

Redakto