Kumrovec
Kumrovec është një fshat në pjesën veriore të Kroacisë, pjesë e Zhupanisë së Zagorës dhe Krapinës. Ndodhet në lumin Sutla, përgjatë kufirit kroato-slloven. Komuna e Kumrovecit ka 1,588 banorë (2011).[1] Komuna u krijua më 6 maj 1997, pasi u nda nga komuna e Tuhelj.
Kumrovec | |
---|---|
Koordinatat: 46°5′8″N 15°40′40″E / 46.08556°N 15.67778°E | |
Vendi | Kroacia |
Zhupania | Zagora dhe Krapina |
Qeveria | |
• Kryetari komunal | Robert Šplajt (HNS) |
• Këshilli | 11 anëtarë |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 1.588 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kumrovec është veçanërisht vendlindja e marshallit Josip Broz Tito (1892–1980), presidenti i Jugosllavisë. Shtëpia e lindjes së Titos (ndërtuar në 1860 si shtëpia e parë me tulla në fshat) përmban Muzeun Përkujtimor të Marshallit Tito, i hapur në vitin 1953. Muzeu është gjithashtu i rëndësishëm për folklorin vendas. Pranë shtëpisë është statuja në këmbë prej bronzi e Marshall Titos (e bërë nga Antun Augustinçiq, 1948). Pjesa e vjetër e Kumrovecit përfshin Muzeun Etnologjik me 18 shtëpi fshati, ku ekspozohen të përhershme artefakte që lidhen me jetën dhe veprën e fshatarëve zagorjanë në shekullin XIX/XX. Fshati është i vogël, por me popullaritet të madh në ish-Jugosllavi, për shkak të festimit vjetor të Ditës së Rinisë çdo 25 maj.[2]
Sot tërheqja kryesore e Kumrovecit është Muzeu Etnologjik Staro Selo (Fshati i Vjetër) Kumrovec me shtëpi fshati të ruajtura shumë mirë nga fillimi i shekullit të 19-të/20-të. Rindërtimi dhe ridekorimi i këtyre shtëpive filloi në vitin 1977. Deri më tani janë restauruar 40 shtëpi dhe objekte të tjera të fermave, gjë që e bën Staro Selo vendin më tërheqës të këtij lloji në Kroaci. Vizitorët mund të shohin ekspozita të përhershme etnologjike si dasma të stilit Zagorje, jeta e të porsamartuarve, Nga kërpi te liri, Zanat e farkëtarit, Artizanati i qerreve, Qeramika, Nga drithi te buka, etj.
Më 24 nëntor 1935, Vëllezërit e Dragoit Kroat ngritën një monument për himnin kroat Lijepa naša domovino për të festuar njëqindvjetorin e tij. Kumrovec e feston këtë ditë si festë komunale.[3]
Galeria
Redakto-
Shtëpia e lindjes së Marshall Titos
-
Statuja e Titos në Kumrovec, e punuar nga skulptori Antun Augustinçiq (1900-1979)
-
Monument i himnit kroat
-
Monument për luftëtarët e rënë të luftës Nacionalçlirimtare në zonën e Kumrovecit
-
Një nga skenat në Muzeun Etnologjik në Kumrovec
Referime
Redakto- ^ POPULATION BY AGE AND SEX, BY SETTLEMENTS, 2011 CENSUS
- ^ "Several Thousand Admirers of Tito Celebrate Day of Youth in Kumrovec" (në anglisht). Total Croatia News. 21 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2022. Marrë më 15 korrik 2022.
- ^ "Kumrovec". tzkzz.hr (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2015. Marrë më 17 prill 2015.