Kuvendi i Dibrës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky Te dhenat jane marre nga nje burim dhe ai burim nuk eshte cekur. nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sfond
RedaktoMe aksionin e Gjakovës, Lidhja e Prizrenit bëri një hap të rëndësishëm përpara. Opinioni shqiptar priste tani që Porta e Lartë të ndërhynte energjikisht për të vënë në vend dinjitetin e saj, të shkelur rëndë. Nga ana tjetër, vëzhguesit e huaj, të cilët e vlerësuan këtë aksion si një kryengritje kundër Stambollit, prisnin që ajo të shtrihej edhe në viset e tjera të Shqipërisë.
Porta e Lartë në fillim mendoi të ndërhynte, duke ndërmarrë një fushatë ushtarake ndëshkimore kundër gjakovarëve dhe Lidhjes Shqiptare. Për këtë, më 8 shtator u nisën nga Selaniku për në Kosovë forca të shumta ushtarake, të cilat, me urdhër nga Stambolli, u ndalën më pas një pjese ne Ferizaj dhe të tjerët ne Shkup. Qeveria osmane arriti në përfundimin se në atë situate nuk mund të ndërmerrej asnjë mase ushtarake e ndërkaq ia ngarkoi përgjegjësinë e gjakderdhjes disa personave të "pandërgjegjshëm", kundër të cilëve deklaroi se do të merreshin masa në kohën e duhur.
Për një kryengritje ndëshkimore ndaj shqiptareve, sepse nuk ishte ne interesin e saj te shkaktonte një lufte, qe funksionaret e saj e quanin civile, me shqiptarët. Një veprim i tillë do të bëhej shkak për një kryengritje të përgjithshme ne Shqipëri, te cilën, siç dëshmojnë dokumentet bashkëkohëse, Stambolli nuk ishte në gjendje në atë kohe ta shtypte. Prandaj Porta e Larte e la në heshtje përleshjen e Gjakovës, duke ue te armatosur kundër Stambollit ne këtë periudhe, kur rreziku i copëtimit territorial ndodhej ne momentin e tij me te mprehte, nuk qene te interesuara as qarqet atdhetare shqiptare. Megjithatë, ato mendonin se tani qe lëvizja kishte ecur mjaft përpara, ishin krijuar rrethana te favorshme për ta detyruar Portën e Larte qe te lëshonte pe ne lidhje me te drejtat autonomiste te Shqipërisë pa qene nevoja për një kryengritje te armatosur kundër saj. Kjo ceshtje u trajtua nga Komiteti i Stambollit gjate dhjetëditëshit te trete te muajit shtator 1878.
Pasi analizoi gjendjen e re politike, Komiteti i Stambollit, ne mbledhjen e fshehte qe zhvilloi nen kryesine e Abdyl Frasherit, vendosi ta ngrinte me force para Portës se Larte ceshtjen e formimit te Vilajetit Shqiptar. Vendimi i Komitetit u shpall botërisht si lajm, pa emër autori, me 27 shtator 1878, ne gazetën "Terxhuman-i Shark", qe botohej nen drejtimin e Sami Frasherit ne kryeqytetin perandorak. Sipas këtyre lajmeve, Lidhja Shqiptare kishte hartuar një program prej 7 pikash. Ne piken e pare thuhej se sovraniteti i sulltanit do te ruhej ne Shqipëri dhe se asnjë pellembe toke shqiptare nuk duhej t'u jepej shteteve te tjera. Ne piken e dyte kërkohej krijimi i Vilajetit te Shqipërisë, domethënie bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare ne një njësi te vetme politiko-administrative. Pikat e tjera trajtonin prerogativat autonomiste dhe parimet kushtetore qe duhej te kishte ky vilajet. Te gjithë nepunesit do te ishin shqiptare. Ne administrate e ne shkolle do te përdorej gjuha shqipe. Osmanishtja do te përdorej vetëm ne korrespondencën me Portën e Larte. Vilajeti i Shqipërisë do te kishte gjithashtu ushtrinë e vet kombëtare. Shqipëria autonome do te qeverisej nga një regjim demokratik. Te gjithë banoret, pa marre parasysh dallimet fetare e shoqërore, do te kishin te drejta dhe detyra te barabarta. Vendi do te qeverisej nga organe pushtetore te zgjedhura demokratisht prej tyre. Çdo nahije (lokalitet), çdo kaza (rreth) dhe çdo sanxhak (prefekture) do te kishte këshillin e vet te zgjedhur periodikisht. Organi me i larte do te ishte Kuvendi i Madh i Vilajetit i zgjedhur nga këshillat e sanxhakëve, i veshur me pushtet legjislativ dhe ekzekutiv. Kuvendi i Madh do te zgjidhte qeverinë e vilajetit (Këshillin e Vilajetit). Qeveria do te pergatiste ligjet, do te studionte reformat, do te hartonte buxhetin dhe do te zgjidhte gjykatën e përgjithshme, te cilat do t'ia paraqiste për miratim Kuvendit te Madh. Vendimet e Këshillit te Vilajetit, thuhej ne këtë program, do te zbatoheshin nga te gjithë banoret e vilajetit. Ato do te ishin te detyrueshme edhe për qeverinë perandorake osmane. Pasi programi i ri u shpall botërisht, u ftuan te gjitha degët e Lidhjes se Prizrenit qe ta miratonin dhe te ngarkonin një delegacion te përberë nga personalitete shqiptare te njohura për t'ia paraqitur atë Portës se Larte. Ne shume krahina te vendit u hap një diskutim i zjarrte ndermjet aktivisteve atdhetare, qe e mbështeten programin e ri dhe qarqeve sulltaniste, te cilat u ngritën kundër përmbajtjes se tij. Me qellim qe te tërhiqnin ne anën e tyre perkrahesit e krahut te moderuar, ne mjaft krahina udhëheqësit u detyruan te bënin një lëshim, - te hiqnin dore nga pjesa e fundit e programit (nga parimet kushtetore qe duhej te kishte Vilajeti i Shqipërisë), rreth te cilave u përqendrua diskutimi me i rrepte.
Ne fillim programi u shtrua për diskutim ne degën e Lidhjes Shqiptare për Dibrën, me nismën e se cilës u mbajt ne Dibër, me 14 tetor, një kuvend i jashtëzakonshëm, ku morën pjese krerët e qytetit te Malesise dhe te Fushës se Dibrës, qe miratuan një rezolute, te hartuar mbi parimet e programit te Komitetit te Stambollit. Pasi protestohej kundër copëtimit te trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit dhe pasi flitej për rrezikun e asgjësimit te Shqipërisë nga shtetet fqinje, ne rezolute vihej ne dukje se për te larguar këtë rrezik është e domosdoshme qe te gjithë sanxhakët shqiptare te bashkohen ne një vilajet te vetëm autonom (Vilajeti i Shqipërisë). Vilajeti i Shqipërisë do te kishte kryeqytetin e vet, organet e tij ekzekutive e legjislative, nepunes shqiptare, arsimim ne gjuhen shqipe, buxhetin e tij etj. Rezoluta qe doli nga ky Kuvend do t'i nënshtrohej një diskutimi me te gjere ne një kuvend te posacem, ne te cilin do te merrnin pjese përfaqësuesit e te gjitha krahinave te sanxhakut.
Kuvendi i Dibrës
RedaktoKuvendi i posacem i Lidhjes u mblodh me 1 nëntor 1878 ne qytetin e Dibrës, me nismën e Komitetit te Lidhjes Shqiptare për te dyja Dibrat dhe veçanërisht te kryetarit te saj, Iljaz pashe Dibrës (Qoku). Ne Kuvend mori pjese si përfaqësues i Lidhjes Shqiptare per mbare Toskerine (vilajetin e Janinës) Abdyl Frasheri. Kuvendi miratoi një rezolute ne trajtën e nje memorandumi, te hartuar nga dora e Abdyl Frasherit.[1]
Rezoluta e Kuvendit te Dibrës përmbante po ato kërkesa, qe shtroheshin ne programin e Komitetit te Stambollit dhe qe ishin përfshire ne rezolutën e mbledhjes se Dibrës te 14 tetorit 1878, te përmbledhura ne pese pika : formimi i Vilajetit te Shqipërisë, pajisja e tij me nepunes shqiptare, zhvillimi i arsimit ne gjuhen shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese te madhe te buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore. Nga programi i Komitetit te Stambollit nuk u përfshinë haptas ne rezolute vetëm parimet demokratike te strukturës shtetërore te Vilajetit te Shqipërisë. Vendin e tyre këtu e kishte zëne e drejta qe do te kishte Kuvendi i Madh për te zbatuar "reforma te dobishme për shtetin dhe për kombin". Me ne fund ne rezolute thuhej se këto kërkesa do t'i paraqiteshin brenda një muaji ne emër te te gjithë popullit shqiptar, Portës se Larte, me ane te një delegacioni te përberë nga personalitete te shquara te Shqipërisë. Anëtaret e delegacionit, para se te vinin ne Stamboll, duhej te merrnin pëlqimin, me mandat te shkruar, nga te gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptare. "Shqipëria, - thuhej ne fund te rezolutës, - do te rezistoje duke qene e lidhur dhe e bashkuar si një trup i vetëm, derisa te arrihet plotësimi i kërkesave te lartpërmendura".
Sipas marrëveshjes qe u arrit ne Dibër, delegacioni qe do ta paraqiste dhe do ta mbronte rezolutën para Portës se Larte do te përbehej nga 14 veta, midis te cilëve ishin Iljaz Pashë Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Hasan pashe Prizreni, Mustafa pashe Vlora, Abedin Pasha Dino, Mehmet Ali Vrioni, Sabri Gjirokastra, Mihal Kristo, Abdyl Frashëri etj. Detyrën për të nxjerre mandatet, me të cilat miratohej nga përfaqësuesit e kazave e sanxhakëve shqiptarë rezoluta dhe mandatet e përbërjes së delegacionit, e morën përsipër Iljaz Pashë Dibra për krahinat veriore dhe Abdyl Frashëri per krahinat jugore.
Paraqitja e Rezolutës te Porta e Lartë
RedaktoMisionin e vet të vështire e të lodhshëm Abdyl Frashëri e kreu brenda një muaji. Pasi la Dibrën, ai u nis në drejtim të Elbasanit, kaloi ne Berat, në Fier e në Vlorë, pastaj në Gjirokastër, në Delvinë e në Filat dhe, pasi përshkoi Camerinë deri në Prevezë, u kthye ne Janinë. Që këtej ai njoftoi, më 2 dhjetor 1878, Iljaz Pashe Dibrën për entuziazmin që kishin shkaktuar kudo vendimet e Kuvendit te Dibrës dhe për gatishmerine e përfaqësuesve të popullit shqiptar për të nënshkruar mandatet e përfaqësimit. Në veri mandatet e miratimit të rezolutës dhe të pjesëtareve të delegacionit Iljaz Pashë Dibra i përfundoi aty nga mesi i janarit 1879.
Por delegacioni shqiptar e pezulloi nisjen për në Stamboll, pasi ndërkohe lindi rreziku i aneksimit të pjesës jugore te Çamërisë nga Greqia. Ky rrezik i detyroi udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare që të merreshin me mbrojtjen e kufijve jugorë dhe ta linin për më vonë paraqitjen e rezolutës së Kuvendit të Dibrës në Portën e Lartë. Perfundimisht rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Daci, Fatos. "Kuvendet e Dibrës, parlamente demokratikë të kohës". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 23 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)