Kyrkbron është urë në Umeå që çon Östra Kyrkogatan mbi lumin Ume në Teg në pjesën jugore. Konstruktimi i Kyrkbronit filloi në vitin 1973 dhe ura u hap më 26 shtator 1975 duke u bërë ura e tretë e Umeas mbi lumin Ume. Diskutimi mbi atë se duhet një urë të ndërtohet afër një kishe ose jo, filloi që në vitet e 1960-ta dhe vazhdoi deri në vitet e 1970-ta. Gjatë ndërtimit u has një terren i panjohur varreze (një pjesë e vjetër e varrezave), duke çuar kështu në gërmime arkeologjike.[1] [2][3] [2]

Kyrkbron-ramp 2011-08-31

Ura përbëhet nga dy trarë paralel nga betoni me mbështetje vertikale. Aktualisht, janë dy ura të ndara, secila me vinë e vet që shtrihen mbi lum në anën veriore. Qëllimi i ndërtimit të Kyrkbronit ishte ta lehtësonte Tegsbronin nga trafiku dhe Kyrkbroni u projektua me pritshmeri se do të ketë një rritje drastike në trafikun e makinave në qendër të qytetit, të cilat provuan të jenë shumë optimiste.[4]

Historia

Redakto
 
Aerial photo of Ume river in central Umeå. The nearest bridge is the Kyrkbron.

Sfondi

Redakto

Në vitet e 1930-ta ishte e qartë se e vetmja urë në lumë në Umea, Gamla bron, nuk do të ishte në gjendje ta përballonte rritjen e trafikut. Conty Board në Vasterbitten porositi inxhinierin e lartë O. H. Grahnen të krijonte një plan pune dhe vizatime për urën e re ose një rikonstruktim të urës ekzistuese. Propozimi i Grahnens, që daton në 16 korrik 1936, tregon një numër zgjidhjesh të ndryshme. Ndër sugjerimet e tjera, ishte një propozim për ta vendosur urën në një zgjerim të Östra Kyrkogatan, afër Umea City Church. Një problem në këtë zgjidhje ishte se ura do të përfundonte në drejtim të rrymës nga porti dhe kështu ura do të kishte nevojë për hapësirë vertikale ose komponentet të luajtshme në urë, në mënyrë që anijet të mund të kalonin. Megjithëkëtë, një zgjidhje e tillë konsiderohej të kushtonte shumë. Propozimi kryesor i Grahnensit ishte që ura e vjetër të mbyllej për trafikun motorik dhe të ndërtohej një urë e re në zgjerimin e Västra Esplanaden. [5]

Shoqëria komunale Tegs atëherë kërkoi një raport në lidhje më mundësinë e një ure në zgjerimin e Ostra Kyrkogatan. Qeveria provinciale e caktoi Grahnenin ta hulumtonte këtë dhe hulumtimi i tij tregoi se një urë rrotulluese me një hark rrotullimi ishte e vetmja zgjidhje reale, por po ashtu ndërtimi i saj kushtonte shumë. Kjo e udhëhoqi Grahnenin drejt objektit për ndërtimin e një ure në Ostra kyrkogatan. Pavarësishtë këshillës së Grahnenit qeveria krahinore në vitin 1939 vendosi që një urë rrotulluese duhej të ndërtohej. Rasi u rishkiua nga Mbreti në Këshill i cili e dërgoi çështjen prapa në qeverinë krahinore për rishqyrtim. Kjo bëri që qeveria krahinore ta ndërronte mendjen dhe vendosi që ura të ndërohej në zgjerimin e Vastra Esplanaden. Kjo urë, Tegsbron, u inagurua në vitin 1949.[6][7][8]

Hulumtimet, planet dhe vendimet

Redakto
 
A map from 2013, with the 1965 eastern alternative drawn on it.

Shoqëria komunale Tegs në vitin 1960 bashkoi me Umea landskommun (shoqërinë rurale) dhe u shfaq nevoja për krijimin e një plani zonimi për qendrën Teg. Disa vite më vonë, në vitin 1965, kur Umea landskommun ishte gati të bashkohej me qytetin e Umeas, u pa e nevojshme plani për hapësirën e përgjithshme urbane. Në këtë plan ishte një pjesë për një urë në kishë dhe një autostradë nga Tegsbroni nëpër qendrën Teg. Një minoritet i fortë në Këshillin komunal ishte kundër Kyrkbronit dhe autostradës, ashtu siç donin ta mbanin Teg-un si një njësi. [9]

Plani, me urën e vendosur afër kishës, u krijua nga Västerbottenskommunernas Arkitekt- och Byggnadskontor (VAB), me Åke Lundberg si arkitekti kryesor. Propozimi u dërgua jashtë për paraqitje për komente, ndër gjërat e tjera, këshilli i famullisë në famullinë e qytetit të Umeas, e cila e miratoi vendosjen e urës pranë kishës. [9]

Kompania inxhinierike Orrje & Co u pajtu në vitin 1963 ta zhvillonte një plan për trafikun rrugor të Umeas. Po ashtu Public ëorks Department bëri një hulumtim për pozicionin e urës. [10]

Në tetor të vitit 1964, Orrje & Co prezantoi një plan për trafikun rrugor që mori në konsideratë kapacitetin e urës që do të duhej ta kishte në vitin 1980, që vlerësohej të kishte më shumë se 40,000 makina në ditë. Po ashtu sipas këtij plani ura duhej të ngrihej në kishë në zgjerimin e Ostra Kyrkogatanit. [11]

Në shkurt të vitit 1965, këshilli i qytetit mori propozimin e Orrje & Co për trafikun rrugor. Në po të njëjtin vit këshilli i famullisë kërkoi një ekzaminim të ri për vendin e urës sepse shërbimet e kishës do të prisheshin nga zhurma e trafikut dhe ngjarjet delikate të kishës do të shkatërroheshin nëse ura do të ndërtohej aty. Objektivat e këtij këshillu u adresuan në një mocion ndaj këshillit të qytetit. Këshilli i qytetit e ftoi Orrje & Co për bërjen e një studimi për vendin e kishës. [12]

Në nëntor të vitit 1965 Orrje & Co prezantoi dy propozime: origjinalin me urën në kishë dhe një me urën të pozicionuar në lindje të zgjerimit të Järnvägsgatan. Vendi afër kishës u konsiderua si më i përshtatshme. Sidoqoftë, Ake Lundberg, i cili u bë arkitekti i qarkut në vitin 1964, sugjeroi që alternativa lindore e Orrje & Co do të duhej të përdorej pasi argumentoi se teknikat dhe avantazhet ekonomike të vendit afër kishës nuk peshonin më shumë se cenimi i vlerave estetike dhe historike. [13][14]

Në prill dhe në maj 1966 dy studimet u prezantuan, Orrje & Co: "Ny bro över Ume älv: två principförslag"[15] dhe arkitekti Erik Thelaus' "Bro över Umeälven. Synpunkter på miljöfrågor m m".[13]

Firma arkitekturore Klemming och Thelaus mori një kontratë nga qyteti i Umeas për të studiuar ndikimet mjedisore të urës të ngritur pranë kishës dhe të propozonte një dizajn për urën dhe mbajtësen e saj. Ndër të tjerash, gjetjet u raportuan me një model në shkallë 1:400, me kate të bimëve dhe një memorandum. Memorandumi theksoi se ura duhej të ishte paralele me Tegsbronin, të përshtatet me strukturën ortogonale dhe të rregullt të përdorimit të tokës në qytet. Po ashtu u konkludua se ishte e rëndësishme që urës t'i jepej një lidhje vizuale me Tegsbronin. Kështu, firma propozoi një urë me tra horizontal drejt një kuti me mbështetje të drejtë vertikale. [16]

Në qershor të vitit 1966 mocioni për ekzaminimin e ri të vendit të urës u diskutua nga këshilli i qytetit. Drätselkammaren, përgjegjës për ekonominë e qytetit, u pajtua me linjën e Public ëorks Department dhe argumentoi se vendi pranë kishës mori përparësi mbi opsionet e tjera. Këshilli i qyteti e aprovoi propozimin e Dratselkammarenit pa votim. [17]

Në gusht të vitit 1966, raporti i Orrje & Co "Förslag till ny bro över Ume älv i sträckning Idrottsvägen-Östra Kyrkogatan" (Propozimi për urën e re mbi Lumin Ume në drejtim Idrottsvägen-Östra Kyrkogatan) tregoi parimet inxhiniierike të trafikut që duhet të formojnë bazën e Kyrkbronit. Mendohej të shërbente si bazë për planin urban për pjesët e qytetit. Plani urban u korrigjua sipas raportit të Orrje & Co, dhe projektimi i urës u bë në bashkëpunim me Swedish Road Administration. Grupe të ndryshme interesi u ftuan, duke përfshir Log driving association shikimet e së cilëve në dizajnin e hapësirës ishin të rëndësishme.[18] Pas një sugjerimi nga departamenti rrugor vija e biçikletave u vendos në mes të dy vijave të makinave në urë.

Plani i ri i qytetit u adoptua nga këshilli i qytetit në vitin 1968. Count Administrative Board kundërshtoi planin e përdorimit të tokës së qytetit në vitin 1969 dhe dëshironte një kërkim në lokacionin lindor për urën. Arsyeja e dhënë ishte se zgjerimi i Universitetit të Umeas dhe Spitalit Universitare të Norrlandit ndryshoi konditat. Po ashtu Swedish National Heritage Board apeloi bazuar në shkeljen e vlerave të patjetërsueshme. [19][20]

Mbreti në Këshill ia tregoi problemin Statens planverk (departamenti i planifikimit kombëtar) i cili kërkoi mendimin e Swedish Road Administration, që më në fund e miratoi planin. Arsyetimi ishte se qëllimi për ndërtimin e një ure të re do ta reduktonte trafikun në Tegsbron. Në atë kohë Tegsbroni kishte rreth 25,000 automjete në ditë, i cili ishte kapaciteti maksimal për urën. Parashikimi për vitin 1990 ishte 60,000 automjete në ditë. [21]

Përpilimi i buxhetit vjetor në këshillin e qytetit, më 28 tetor 1971, qeveria komunale propozoi që plani për "bro över Ume älv" (ura nën Lumin Ume) duhet ta pranohet. Kjo u përcoll nga një debat i nxehtë që zgjati gjashtë orë para se këshilli i qytetit të vendoste që të akordojë fonde për urën. Numri i votave ishte 25 kundër 26 në favor, ku presidenti pati votën e tij.[9] Kështu pozita e urës në kishë u zgjodh.[22] Vendimi për ta ndërtuar urën bëri që qeveria krahinore të pranonte 43 letra pakënaqësie kundër vendimit.[23] Në maj të vitit 1972 një marrëveshje u nënshkrua në mes të Komunës së Umeas dhe Swedish Road Administration që ndërtimi i urës të fillonte më 16 qershor 1972. AB Vägförbättringar u kërkua që ta ndërtonte urën për 18.6 milionë korona. Kjo po ashtu përfshinte edhe punët e tjera që lidhen me urën. [2]

Opozita kundër Kyrkbronit

Redakto
 
Kyrkbron from underneath. The east bridge to the left and the west bridge to the right.

Debati për urën filloi në vitin 1965 kur këshilli i kishës i dërgoi një letër këshillit të qytetit duke deklaruar se shërbimet e kishës do të ndërpreheshin nga trafiku i urës.[9] Në qershore të vitit 1971 arkitekti kryesor Ake Lundberg solli edhe një herë temën për vendosjen e urës gjatë një seance të informacionit për çështje komunale në Holmsund. [24]

Në mediat lokale diskutimi vazhdoi dhe ekspertë të ndryshëm në nivel kombëtar komentuan për urën. Më 2 tetor 1971 u arrit maja e rezistencës kur u organizua një demonstratë kundër urës në Umea. Demonstrata filloi sepse një statistikë në gazetën Västerbottens-Kuriren shkroi se 84% ishin kundër ndërtimin në Kyrkbron.[21][25] Po ashtu guvernatori i sapocaktuar Karl Georg Samuelson u përfshi në opozitë kundër Kyrkbronit. [26]

Disa anëtarë në Centre Party provuan ta ndalonin ndërtimin në vitin 1973, me arsyetimin se shuma arrinte deri në 45 milionë konora. Mocioni u refuzua me arsyetimin se do të bëhej më shtrenjtë për komunën ta ripunonte planin për tokën e qytetit dhe të anulonte kontratat ekzistuese sesa që ta vazhdonte ndërtimin. Po ashtu, do të kishte ngatërresa me të punësuarit në komunë nëse ndërtimin nuk do të kryhej ashtu siç ishte planifikuar.[27][28] Nga kjo kohë opozita filloi të reduktohej.

Një varrezë e panjohur dhe topat cilindrik

Redakto

Gjatë verës së vitit 1972 u gjet një varrezë e panjohur kur punëtorët ishin duke gërmuar për urën afër Kishës së Qytetit të Umeas. Kufijtë e vjetër të varrezës nuk diheshin dhe mungonte një hartë varresh.[29] Zbulimi bëri që kujdestari i qarkut të antikitetit Sune Zachrisson dhe Swedish National Heritage Board ta ndalonin ndërtimin e urës në një pjesë ku do të bëheshin gërmime arekologjike. Nën udhëheqjen e Sibylla Haasum u nxorrën 22 boshte në mes të 1 korrik dhe 17 gushtit.

Rezultati ishte 40 arkivole me rreth 60 skelete dhe po ashtu mbetje të arkivoleve, pajisje, thonj, stoli, pllaka të rënda, etj. Gjatë një gërmimi 17 topa cilindrik u gjetën. Këta topa ka mundësi të vinin nga Finish War 1808-1809. Topat e tjerë përfunduan aty pasi gjeneral-lejtanti Johan Adam Cronstedt e sulmoi Umean në mars të vitit 1809 ose kur gjenerali rus Nikolai Kamensky në verë të vitit 1809 e sulmoi urën që rusët e ndërtuan gjatë Lumit Ume.[29] Në varrin e fundit, një monument varri 3.3x3.8 metra ne jug-juglindje të kishës, pasi lexuan emrat në pllaka zbuluan se ishte varri i familjes së guvernatorit Pehr Adam Stromberg. Asnjë gur varri nuk u zbulua por ka mundësi që të ishin shkatërruar kur u dogj kisha në vitin 1887, së bashku me të gjitha materialet arkivore mbi varreza. [29]

Ndërtimi i urës dhe përurimi

Redakto

Gjatë ndërtimit të urës u përdorën disa teknika të reja si desktopi i kompjuterit kur u mat distanca me një laser.[30] Kyrkbron u përurua më 26 shtator 1975 nga ministri suedez i komunikacionit Bengt Norling. [9][31]Në lidhje me ndërtimin e urën u realizua një rirrugim i trafikut në qendër të Umeas dhe Teg. Teg-u u bë rrethi i parë në Umea që pati një shteg për këmbësor dhe shtegun rrethor për të gjitha rrugët në qendër të qytetit. [32]

Pas ndërtimit të urës

Redakto

Kur ndërtimi i Kolbäcksbronit filloi në vitin 1998, Kyrkbroni kishte afërsisht 16,000 dhe Tegsbroni rreth 21,600 automjete për mesataren ditore.[33] Në vitin 2010 Kyrkbroni pati rreth 15,100, Tegsbroni rreth 27,300 dhe Kolbacksbron rreth 12,000 automjete për mesataren ditore.[34]

Për shkak të Kolbäcksbronit, u reduktua trafiku në qendër dhe u Strandgatani u transformua nga një rrugë tranzite në rrugë të qytetit.[35] Rëndësia e Kyrkbronit u reduktua dhe ura tani është mbi-përmasa.[36]

Referime

Redakto
  1. ^ "Båtar och hamnar". Stadsledningskontoret, Umeå kommun. 6 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 12 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Kommunkansliet 1975, p. 19
  3. ^ "Underlag för trafikplaneringen i Umeå centrum". Umeå kommun. 7 tetor 2005. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 dhjetor 2018. Marrë më 12 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "1966 Trafikplan och generalplan" (PDF). Centrum för regionalvetenskap, Umeå universitet. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 janar 2014. Marrë më 12 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 1–2
  6. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 2–3
  7. ^ Sjöström 1989, p. 92
  8. ^ Fordell 2005, p. 48
  9. ^ a b c d e Sjöström 1989, p. 93
  10. ^ Kommunkansliet 1975, p. 4
  11. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 4–5
  12. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 5–6
  13. ^ a b Kommunkansliet 1975, p. 6
  14. ^ Fordell 2005, p. 49
  15. ^ Ny bro över Ume älv: två principförslag. Stockholm: Orrje & Co. 1966. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 7–8
  17. ^ Kommunkansliet 1975, p. 9
  18. ^ Kommunkansliet 1975, p. 10
  19. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 11–13
  20. ^ Fordell 2005, pp. 50–51
  21. ^ a b "84 procent av 2.392 vill slippa Kyrkbron". Västerbottens-Kuriren. Nr. 1 October. 1971. fq. 1 & 15. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Fordell 2005, p. 47
  23. ^ Kommunkansliet 1975, p. 14 och 15
  24. ^ Sjöström 1989, p. 90
  25. ^ "1.000 ville stoppa bron". Västerbottens-Kuriren. Nr. 4 October. 1971. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Sjöström 1989, p. 91
  27. ^ Kommunkansliet 1975, pp. 19–20
  28. ^ Fordell 2005, p. 51
  29. ^ a b c Rosén, pp. 142–146
  30. ^ "Rymdålderns instrument till hjälp vid brobygget". Västerbottens-Kuriren. Nr. 26 September. 1975. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Norling: En demokratisk bro". Västerbottens-Kuriren. Nr. 27 September. 1975. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Umeås gågata förlängs Tegs-borna blir först med en egen cykelbana". Västerbottens-Kuriren. Nr. 26 September. 1975. fq. 6. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Umeåprojektet 2, förstudie" (PDF). Vägverket. 2000. fq. 9. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 janar 2014. Marrë më 12 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Trafikdatarapport 2008 – 2009" (PDF). Umeå Municipality. 2011. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 janar 2014. Marrë më 12 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Strandgatan". Umeå Municipality. 22 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 12 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Kyrkbron kan bli parkering". Västerbottens-Kuriren. Nr. 8 April. 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Botimet e shtypura

Redakto
  • Så blev det en kyrkbro i Umeå. Umeå: Kommunkansliet. 1975. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sjöström Eskil, red. (1989). "Så blev det en kyrkbro - men partienheten brast". Så formades vårt Umeå: minnen av kommunalpolitiken i Umeå under 1950- och 1960-talen samt åren närmast därefter : gamla folkpartisters summerade intryck på 1980-talet. Umeå: Västerbottens-kuriren. fq. 90–94. ISBN 91-87732-00-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Rosén Bo; Rosén Elsbeth (1997). "Tre gånger begravd". Pehr Adam Stromberg: omstridd landshövding i Västerbottens län under finska kriget 1808-1809. Acta Bothniensia occidentalis, 0347-8114 ; 17. Umeå: Västerbottens läns hembygdsförb. fq. 142–146. ISBN 91-971050-9-0. libris=8383580. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lassi Fordell (2005). "Kyrkbron i Umeå" (PDF). Oknytt. 2005(26):3-4, : 47–54. ISSN 0349-1706. 0349-1706. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 maj 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)
  • Umeå kommuns ritningsarkiv. Ritningarna 3310-07 och 3311-07 (Revisionsritningar från 1975-09-16).
  • Ny bro över Ume älv: två principförslag. Stockholm: Orrje & Co. 1966. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)