Västerbottens-Kuriren
Västerbottens-Kuriren (e njohur si VK) është një gazetë Suedeze e formuar në vitin 1900. Ajo botohet në Umeå, Västerbotten. Gazeta mbulon lajme rajonale nga rajoni Västerbotten (me përjashtim të komunave Mala, Norsjö dhe Skellefteå), me theks të veçantë në qytetin Umeå, në kombinim me lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare.[1]
Rosén
RedaktoVK botoi numrin e parë më 17 maj, 1900. VK u rrit shpejt, dhe u bë gazeta më e madhe në Qarkun Västerbotten në vitin 1903 – pozitë të cilën e mban që atëherë. Në mesin e autorëve të parë jurist të përfshirë në gazetë ishtë edhe Astrid Väring.
Gustav Rosén, që luajti një rol në historin Folkpartiet (Partia popullore liberale e Suedisë) ishte drejtor ekzekutiv deri në vitin 1926, kur u emërua Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e parë të Carl Gustav Ekman. Pasardhësi i tij Ernst Gafvelinvdiq pas gjashtë muajsh, dhe pastaj djali i vetëm i Gustav Rosénn, Stellan Rosen u bë redaktor dhe botues në moshën 23-vjeçare. Kur Cabinet-Ekman I dha dorëheqjen në shtator të vitit 1928, Gustav Rosén u rikthye në Umeå – fillimisht si redaktor politik i VK dhe nga vitit 1931 deri në vdekje në vitin 1942 si Guvernator i qarkut Västerbotten.[2]
Bäckström
RedaktoNë vitin 1929 Rosén shiti pjesën më të madhe të aksioneve arkitektit J.M. Bäckström, i cili filloi të ndërtojë një shtëpi botuese vitin tjetër në lagjen Rind dhe Rådhusesplanaden 10 në qendër të Umeå. Ndërtesa VK u përfundua në fund të viteve 1930/1931 dhe ishte seli e VK deri në vitin 1988. Në vitin 1949 VK ishte gazeta e parë Norrland që punësoi fotografin e saj, Harry Lindëall, i cili qëndroi në shërbim deri në penzionimin e tij në vitin 1985.
VK mbeti në pronësi të familjes Bäckström deri në vitin 1971, 15 vjet pas vdekjes të JM Bäckström. Pas një mosmarrëveshje ndërmjet filialës së Sundsvall të trashëgimtarëve (që donin ta shisnin) dhe përfaqësuesve të Umeå-s (që donin të ruanin VK si një gazetë liberale dhe me mendim të lirë) gazeta fillimisht iu shit një kompanie të vogël botuese Folk och Samhälle (Njerëzit dhe Shoqëria) dhe më vonë rreth vitit 1978 Stiftelsen VK-Press (Fondacionit të Shtypit-VK).[3]
Epoka moderne
RedaktoNë vitin 1982, VK bleu një sipërfaqe toke në zonën industriale Västerslätt për të ndërtuar një shtëpi të re botuese, që pati përkrahje kur Dagens Nyheter (Daily News) vendosi të lejojë edicionin e tyre Norrland të botohet atje. Shtëpia botuese u hap në vjeshtën e vitit 1984 dhe disa vite më vonë, në vitin 1988, ata hapën edhe një tjetër shtëpi botuese në të njëjtën zonë. [4]
Në vitet e 90-ta dhe fillim të këtij shekulli VK u përballë me konkurrencën e Norrländska Socialdemokraten (NSD, Norrland Social-Democratët) nga Luleå për titullin e gazetës më të madhe ditore në Norrland. VK gjithashtu u bë pronari kryesor i konkurrentit Västerbottens Folkblad. Në vitin 2003 VK siguruan magazinën Nöjesmagasinet City,një magazinë e lirë e fokusuar në argëtim, trend dhe mënyrën e jetesës e botuar në edicione të ndryshme për Umeå, Sundsvall and Luleå.
Ata filluan me uebfaqen e tyre VK.se në vitin 1997, e ndërtuar nga redaktori Tom Juslin. Ajo është nominuar dy herë (2007, 2008) për çmimin Stora Journalistpriset në kategorinë Innovator of the Year.
VK-guldet
RedaktoQë nga viti 1937 gazeta për çdo vit nderon sportistin dhe sportisten më të mirë nga Västerbotten me të ashtuquajturin VK-guldet (VK-i artë). Në mesin e fituesve të çmimit janë Ingemar Stenmark, Anja Pärson, Marta Vieira da Silva dhe Assar Rönnlund.
Kryeredaktorët
Redakto- Gustav Rosén, 1902–1926
- Ernst Gafvelin, 1926–1927
- Stellan Rosén, 1927–1967
- Matts Balgård, 1968–1973
- Olle Nilsson, 1973–1978
- Bengt Schöier, 1978–1986
- Olof Kleberg, 1986–2001 (political chief editor 1997–2001)
- Torbjörn Bergmark, 1997–2009
- Ola Nordebo, 2006– (political chief editor)
- Sture Bergman, 2009–2011
- Ingvar Näslund, 2011–
Referimet dhe shënime
Redakto- ^ "Västerbottens-Kuriren". Nationalencyklopedin (në suedisht). Marrë më 25 mars 2011.
- ^ Sjöström, Eskil (1988). Så lades grunden. Anteckningar vid en milstolpe i VK:s historia. Umeå: Västerbottens-Kuriren. fq. 10. ISBN 91-7970-363-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sjöström, Eskil (1988). Så lades grunden. Anteckningar vid en milstolpe i VK:s historia. Umeå: Västerbottens-Kuriren. fq. 10. ISBN 91-7970-363-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sjöström, Eskil (1988). Så lades grunden. Anteckningar vid en milstolpe i VK:s historia. Umeå: Västerbottens-Kuriren. fq. 26-27. ISBN 91-7970-363-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)