Laert Vasili

Aktor dhe regjisor
(Përcjellë nga Laert vasili)

Laert Vasili (7 mars 1974) është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent. Ai lindi në Delvinë, Sarandë.[1] Në moshën 19-vjeçare studioi për aktrim në Akademinë e ArteveTiranë. Në vitin 1994 u largua në Greqi për të studiuar aktrim në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Ai doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.

Laert Vasili
Image of Laert Vasili in a Tv studio
Lindi7 mars 1974
KombësiaShqiptar
Gjatësia174 cm (5 ft 9 in)

Jeta e hershme

Redakto

Vasili është me përkatësi etnike shqiptare nga ana e babait të tij, ndërsa nëna e tij është me përkatësi etnike greke. Të dy prindërit e tij ishin ushtarakë me profesion. Si rezultat, familja zhvendosej në vende të ndryshme dhe për këtë arsye ai e kaloi fëmijërinë mes Tiranës, Sarandës dhe Delvinës. Ai filloi të aktrojë në moshën 16-vjeçare, duke luajtur pjesë kryesore në disa shfaqje teatrale shkollore.

Karriera artistike

Redakto

Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për "Aktori më i mirë i ri" në 2001.

Në vitin 2012, Vasili drejtoi një shfaqje në Greqi Corpus Christi që përshkruan Jezu Krishtin dhe apostujt e tij si një grup burrash homoseksualë. Drama e vitit 1997 u shkrua nga dramaturgu amerikan Terrence McNally. Kisha Ortodokse Greke dhe ekstremisti i djathtë Agimi i Artë protestuan kundër shfaqjes dhe Vasili dhe aktorët e shfaqjes u përballën me akuza për blasfemi në Greqi. Vasiliou kritikoi faktin se prokurorët po përdornin burime të pakta për të ndjekur penalisht kastin e tij, në vend që të hetonin shmangësit e taksave që kishin kontribuar në krizën ekonomike të Greqisë. “Ajo që shoh është se ka njerëz që kanë grabitur vendin e verbër, që nuk janë në burg dhe prokurori kthehet kundër artit”, tha Vasili për Reuters.[2]

Shtypi grek e ka përfshirë Laert Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha cmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik 2005-së, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës. [3]

Vasili ishte pjesë e sezonit të parë të spektaklit Dance with Me në Tv Klan në Tiranë në vitin 2014. Vasili dhe këngëtarja profesioniste Zajmina Vasjari dolën të dytët nga gjashtë çiftet konkurruese në finale. Ai gjithashtu fitoi sezonin e parë të spektaklit Blind Taste në Vizion Plus TV në Tiranë, Shqipëri. Ai doli i pari në finalen e madhe më 4 korrik 2015 përpara 32 kandidatëve.

Çmimet

Redakto

Vasili ka marrë çmime të ndryshme gjatë jetës së tij artistike.

Viti Çmimet
2024 Regjisori i mirë në International Theatre Festival of Prespa, North Macedonia
2019 Qytetar Nderi i Delvinës
2018 Actor of Europe - International Theatre Festival Actor of Europe
2015 Regjisori i Vitit nga LNPSHA - PEGASI
2013 Special Award për Corpus Christi në Athens Queer Theatre Award
2008 Artist i Vitit
2008 Mess Future Prize në Mess Sarajevo International Theatre Festival
2005 Regjisori më i mirë në Festivalin Ballkanik të Komedisë

Filmografia

Redakto
Viti Filmi
1995 Pranvera e ëmbël Arkivuar 19 qershor 2016 tek Wayback Machine
1997 Mirupafshim
1999 Ditari
2000 Edge of Night
2000 Stela e përflakur
2001 Annas Somer
2001 Tomorrow Is Another Day
2001 Alexandreia
2002 Dashuria erdhi nga larg
2003 Playing Parts
2003 Oikos antohis
2005 Hostage
2005 Dielli i Egjeut
2005 Liqeni i psheretimave
2006 Për Anën
2007 Oi istories tou astynomou Beka
2007 Salla e pritjes
2008 Charlie's Son
2010 Tingulli i Heshtjes
2011 Red Sky
2011 Balkan Bazaar
2012 Agon
2015 Paftuar
2015 Menge Kemishe
2015 Three
2018 The Invocation of Enver Simaku
2019 The Miracle of the Sargasso Sea

Teatër

Redakto

Ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas, etj.

Eskili : Persët (Lajmëtari) dhe Prometeu i lidhur (Hefesti)

Sofokliu : Edipi Tiran (Korifeu), Elektra (Oresti) dhe Antigona (Lajmëtari)

Shekspiri : Makbeth (Makdafi)

Ben Jonson : Volpone (Bonario)

Molieri : Tartufi (Tartufi)

Nikolai Gogol : Ditari i nje te cmenduri

Maksim Gorki : Fundërinat (Vaska Pepel)

Alexander Ostrovsky : Ditari i një mashtruesi (Kurcajev)

August Strindberg : Pelikani

Edgar Allan Poe : Shembja e Shtëpisë Asher (Rodrig)

Carl Sternheim : Breket

Bertolt Brecht : Mahagony (Pol Akerman)

Harold Pinter : Kremtimi i ditëlindjes (Stanley Webber) dhe "Kujdestari" (Aston)

Heiner Müller : Herkuli (Herkuli)

Brian Friel : Perkthimet (Ouen)

Robert Wilson : Persefoni (Homeri)

Andre Roussin : Nina (Gerard)

Patrick Hamilton : Drita e gazit

Simon Gray : Ankthi skenik

Terrence McNally : Corpus Christi

Angelo Longoni : Mysafiri (Leo)

Mark Ravenhill : Fausti ka vdekur (Pit) dhe Polaroids (Viktor)

George Sevastikoglou : Angjela (Lambro)

Andreas Staikos : Kur bie perdja (Vracano)

Elena Pega : Shokët e rinj (Ogi)

Akis Dimou : Nata e sekreteve (Nikola)

Regjisor

Redakto

Si regjisor në Teatër ka vënë në skenë veprat :

Përkthyes

Redakto

Gjithashtu ka shqipëruar veprat :

Referime

Redakto
  1. ^ "Laertis Vasiliou". IMDB (në anglisht).
  2. ^ "Greece lays charges of blasphemy over gay Jesus play". cbc.ca (në anglisht).
  3. ^ "Laert Vasili, jeta midis dy vendeve". Top Channel.