Lapsi mbledhës apo lapsi i Smithit dhe Potit ishte një shpikje e cila me anë të një lapsi mundësonte mbledhjen e numrave. Lapsi kishte formën e një lapsi me sustë tërheqëse.

Lapsi mbledhës

Gjatë përdorimit të këtij lapsi, duhej të shtyhej lapsi nga mbështjellësi, ashtu siq bëhet sot me lapsin e zakonëshëm me mbushje kimike (kimiku), dalja e lapsit rregullohej ashtu që numri i prekur me të tregonte nivelin/shkallën përkatëse në mbështjellësin e lapsit. Me këto lëvizje, në të njëjten kohë lëvizë një tregues i "mbledhjes" në një tregues tjetër të nivelit/shkallës nga numri zero. Kështu pas lëvizjes së parë, pason kthimi në zeron e treguesit e parë, ndërsa në treguesin e dytë me ndihmen e një ndaluesi mbetet vlera e parë e matur. Kështu, pas çdo lëvizje d.m.th kthimi të treguesit të parë në zero, treguesit të dytë i mbetet vlera e fundit si shumë e gjitha vlerave të matura. Kjo bëhet deri sa të mos lëshohet ndaluesi i treguesit të dytë.