Lavdi Atit
Lavdi Atit (lat. Gloria Patri) është një lutje e traditës krishtere katolike.
Është një himn i shkurtër lavdërues i Perëndisë në liturgjinë e krishterë.
Duke qenë një lutje e shkurtër dhe e përsëritur në raste të veçanta, është një lloj lutjeje e quajtur dhoksologjike (lavduese). Përmbajtja e saj përforcon rrëfimin e besimit të Trinisë, pra të misterit të Perëndisë një dhe tre veta. Mund të përkufizohet si një version gojor e i plotë i shenjës së kryqit.
Thuhet edhe si pjesë përmbyllëse në çdo psalm në Liturgjinë e Orëve dhe në fund të çdo dhjetësheje të lutjes mëriane Të falemi Mëria në rruzare.
Origjinali grek
RedaktoNë gjuhën greke lutja është si më poshtë:
- Δόξα Πατρὶ καὶ Υἱῷ καὶ Ἁγίῳ Πνεύματι,
- καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν.
- Lavdi Atit, e Birit, e Shpirtit të Shenjtë,
- tash e përgjithmonë, e në jetë të jetëve. Ashtu qoftë.
Kjo është forma e përdorur në kishën e herëshme, të Lindjes dhe të Perëndimit, dhe që vazhdon të përdoret nga Kisha ortodokse e Lindjes, Kisha ortodokse e Perëndimit, Kisha Siriane e Lindjes, dhe Kishat katolike të Lindjes.
Versioni i mëvonshëm latin
Redakto- Gloria Patri, et Filio, et Spiritui Sancto,
- Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.
- Lavdi Atit, e Birit, e Shpirtit të Shenjtë,
- Si ishte në fillim, tani, e përgjithmonë, e në jetë të jetëve. Ashtu qoftë.
Përdorimi
RedaktoNë Kishën Ortodokse të lindjes, Kishat ortodokse, në Kishën Siriane të Lindjes dhe Kishën katolike romake, lëvdimi shpesh përdoret në pika të ndryshme të shërbesës fetare dhe lutjet vetjake.
Ndër të tjera thuhet tre herë në leximin e liturgjisë gjatë fillimit të zakonshëm të çdo shërbese, dhe si pjesë e mbylljes së meshës.
Kur përdoret në një radhë himnesh ajo këndohet ose para himnit të fundit ose himnit të parafundit. Në fund ndahet përgjysmë, "Lavdi..." këndohet para himnit të parafundit, dhe të dyja pjesët tani këndohen para himnit të fundit "tash e përgjithmonë, e në jetë të jetëve".
Në Kishën Katolike Romake, Gloria Patri këndohet apo recitohet shpesh në liturgjinë e orëve, përdoret nga klerikët, parimisht në fund të psalmeve, këngëve dhe në refrene. Po ashtu përdoret në hyrje të meshës në ritet romane. Është pjesë e lutjes në përkushtimin liturgjik, sidomos gjatë thënies së rruzares, ku "Lavdi i qoftë" recitohet para rruazave të mëdhaja (në të cilat lutet një "Ati ynë") që ndan pesë rruazat nga dhjetë të tjerat më të vogla, që janë dhjetëshet, mbi çdo prej së cilës lutet një Të falemi Mëria.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. "Dhoksologjia"
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Lutja ne kishen katolike
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Lavdi Atit