Lavdrim Muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri (13 mars 1989 - 8 qershor 2017) ishte udhëheqës kosovar i organizatës terroriste ISIS dhe rekrutues i xhihadistëve shqiptarë që po luftojnë në Siri dhe Irak. Ai ishte ushtar i KFOR-it dhe NATO-s, por u bë ekstremist dhe shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai ishte shfaqur në shumë video për t'i thirrur shqiptarët që t'i bashkohen xhihadit. Departamenti Amerikan i Shtetit e emërtoi Lavdrimin si terrorist botëror.
Jeta e hershme
RedaktoLavdrim Muhaxheri lindi më 12 mars 1989 (sipas Interpolit) ose më 3 dhjetor 1989 ose përafërsisht më 1987 (sipas Kombeve të Bashkuara) në Kaçanik.[1] Ai ka qenë ushtar i KFOR-it në kampin Bondsteel" në Ferizaj deri më 2010, ku u promovua në kampin e trajnimit të NATO-s në Afganistan.[2]
Lavdrimi ishte me NATO mes viteve 2010 dhe 2012, pastaj u kthye në Kosovë. Në fund të vitit 2012, ai u bashkua me një shoqatë ekstremiste, së pari me një organizatë të quajtur "Parimi", ku pasta u themelua organizata rinore ekstremiste, ku ai u emërua udhëheqës ushtarak. Organizata u formua brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Ai poashtu ka kërcënuar se do t'i vrasë njerëzit që i kritikojnë kosovarët për shkuarjen në Siri.[3]
Aktivitetet ushtarake
RedaktoLavdrim Muhaxheri shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai i'u bashkua luftës civile në Siri si muxhahidin dhe u bë udhëheqës i njësisë së muxhahidinëve shqiptarë, duke u lidhur te Jabhat al-Nusra.[2] Më 2013, ai u kthye në Kosovë dhe morri pjesë në festivalin e Ramazanit 2013 si pjesë e BIK-ut në Kaçanik, siç dëshmohet prej fotografive.[4] Pastaj u kthye në Siri dhe u bë udhëheqës i ISIS-it i ushtarëve shqiptarë. 500 shqiptarë prej Ballkanit Perëndimore luftojnë për ISIS-in, prej të cilëve 232 janë nga Kosova.[5]
Në tetor 2013, Muhaxheri bëri një video ku bëri thirrje shqiptarëve për t'iu bashkuar luftës.[6] Në video ishte parë së bashku me disa shqiptarë tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, duke lëvizur shpatën dhe duke prishur pasaportat e tyre.[6] Më 15 gusht 2014, Interpoli morri një urdhri ndërkombëtar nga autoritetet kosovare.[7]
Vdekja
RedaktoPolicia e Kosovës dhe familja e tij ka thënë se më 8 qershor 2017, Muhaxheri u vra në Lindjen e Mesme.[8] Sipas disa mediave lokale, Muhaxheri u vra gjatë sulmeve ajrore amerikane.[9]
Referime
Redakto- ^ "K. Albanian who committed gruesome crimes 'is dead'". B92 (Serbian television station). 19 gusht 2014. Marrë më 14 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!) - ^ a b "Ekskluzive: Biografia e Lavdrim Muhaxherit". KosovaPress.com. 28 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2015. Marrë më 13 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schwartz 2014.
- ^ Gazeta Express 2014.
- ^ Paraszczuk 2015b.
- ^ a b Paraszczuk 2015a.
- ^ "International arrest warrant for Lavdrim Muhaxheri". Gazeta Express. 15 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2015. Marrë më 23 qershor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo IS commander killed, police and family say". Euronews. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2017. Marrë më 8 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "WHO IS LAVDRIM MUHAXHERI? ISIS BALKANS COMMANDER, ARCHITECT OF ISRAEL WORLD CUP PLOT, NOW DEAD". Newsweek. Marrë më 8 qershor 2017.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)