Lazër Stani
Stampa:Kutia Shkrimtar Lazër Stani (17 janar 1959 Pult, Shkodër). Është një artist, shkrimtar dhe publicist shqiptar. Kritika letrare e ka vlerësuar atë si një ndër prozatorët më të veçantë në letrat e sotme shqipe.
Biografia
RedaktoNë vitin 1985 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, në degën Biologji-Kimi. Prej asaj kohe është marrë me letërsi dhe gazetari, eseistikë dhe kritikë letrare. Tregimet e para i botoi në fillim të viteve nëntëdhjetë në gazetat e kohës "Drita", gazetë kulturore e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe tek "Zëri i rinisë", gazetë që në ato vite botonte edhe krijime të avangardës. Tregimet e këtij autori janë përkthyer në Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Maqedonisht, serbokroatisht etj.
Krijimtaria
Redakto- 1993, "Misteri i hijeve“, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese të LSHA-së
- 1995, “Shplakja e Santa Marisë”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese “Eurorilindja”
- 1995, “Me dzmbëdhjetë çelësa”, libër me përralla dhe legjenda të Veriut, botim i Shtëpisë botuese të LSHA-së
- 1998, “Në Bregenc shkohet për të vdekur”, vëllim me tregime, botim i shtëpisë Botuese “Albinform”
- 1999, “Feniksi i kuq”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese, “Buzuku”, Prishtinë
- 2005. “Dënesje në dru”, botim i shtëpisë botuese “Ideart”, Tiranë
- 2014 "Kohë për Nuse", botim i EB. Fishta
- 2016 "Rrugë pa krye" - ese letrare. EB. Fishta
Çmimet letrare
RedaktoLazër Stani është nderuar me çmime të ndryshme letrare.
Ndër çmimet më të rëndësishme janë :
- Çmim kombëtar për librin e parë më të mirë më tregime botuar në vitin 1993. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
- Çmimin e vitit për librin më të mirë të botuar nga Shtëpia botuese “Eurorilindja”, 1995.
- Çmim kombëtar për librin më të mirë të botuar me tregime në vitin 1996, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.