Ledia Aleksi
Ledia Aleksi ka lindur më 21/09/1974. Ajo është lektore pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit (DIM), Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).
Biografia
RedaktoLedia Aleksi ka linur në qytetin e Durrësit, më 21/09/1974. Në vitin 2000 ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Inxhinieri Mjedisi, profili: Energjitikë. Për 22 vite punon në Universitetin Politeknik të Tiranës me kohë të plotë. Ajo është e martuar dha ka dy djem. Rrugëtimi i saj drejt inxhinierisë ka filluar krejt rastësisht. Pothuajse e gjithë familja e saj kishte një formim në degën e inxhinierisë, gjë që e motivoi edhe më tepër për të ndjekur degën e inxhinierisë.[1]
Edukimi
RedaktoAjo ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në vitin 2000 e në vazhdim, punon pedagoge e brendshme me kohë të plotë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, si titullare në lëndët “Transmetim Nxehtësie”, “Impiante ftohëse”, “Impiante të Kondicionimit të Ajrit” dhe “Mbrojtje nga Zhurmat”. Në vitin 2007 përfundon shkollën 2-vjeçare të studimeve të thelluara pasuniversitare në “Inxhinieri Mjedisi” në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, duke fituar Titullin Master i Shkencave, në Inxhineri Mjedisi. Në vitin 2015 fiton gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, duke mbrojtur studimin me temë “Studim mbi ndotjen akustike në Tiranë, dhe menyrat optimale për reduktimin e saj në ndërtesa”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndertimit. Fushat kryesore të kërkimit janë: Mbrojtja nga Zhurmat ambientale, Eficenca e Energjisë, dhe Energjitë e Rinovueshme.
Karriera
RedaktoGjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të ndryshme si inxhiniere mjedisi, si psh., Rehabilitimi dhe Zgjerimi i Impiantit ekzistues të trajtimit të ujërave të ndotura në Vlorë; Ndërtimi i Sistemeve të Kanalizimeve Vlorë, Ksamil, Kavajë dhe Shëngjin; Mbikëqyrës për ndërtimin e shkollave arsimore dhe profesionale në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Shkoder; etj. si "Ekspert i lirë" pranë projekteve të ndryshme në fushën e Eficencës së Energjisë dhe Burimeve të Rinovueshme të Energjisë.
Dr. Ledia Aleksi është autore dhe bashkëautore në disa artikuj shkencorë të botuar në revista të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, i studimeve dhe publikimeve të tjera brenda vendit, pjesëmarrëse në seminare, simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si edhe anëtare e komitetit shkencor në disa konferenca dhe simpoziumeve shkencore ndërkombëtare.
Publikime
RedaktoDisa prej publikimeve të saj janë:
- International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES) Volume 3.4 2013 [2]
- Application of Tree Barriers as Mitigation Measures for Noise Pollution - Road "29 Nëntori", Tirana, Albania
- Për fitimin e gradës "Doktor i Shkencave të Universitetit Politeknik të Tiranës"-"Studim mbi ndotjen akustike në Tiranë, dhe mënyrat optimale për reduktimin e saj në ndërtesa"
Lidhjet e jashtme
RedaktoDr.Ledia Aleksi ka qenë personazhi i një podcast-i të krijuar nga të rinjtë në kuadër të projektit Local STEMspresso: Promovimi i Grave në STEM nga të rinjtë për të rinjtë, të zbatuar nga SCiDEV me mbështetjen e UNDP Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuar "T'i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri", financuar nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri. [3]