Legurat
LeguratRedakto
Legura është përzjerje e një metali dhe një substance tjetër, më shpesh metal tjetër. Në disa legura mund të hasen edhe jo metale. Legurat kanë veti të ndryshme nga substancat e thjeshta prej të cilëve janë formuar. Shkencëtarët i zgjedhin legurat që të kenë veti më të mira për punën e tyre. Zakonisht legurat janë më të forta dhe më pak elastike se metalet të cilët hyn në përbërjen e tyre. Që të fitohet legurë metalet duhet të shkrihen dhe pastaj përzihen. Legurët janë përzjerje, jo komponim.
Emri i legurës | Materiali nga të cilët është formuar | Përdorimi më i shpeshtë |
---|---|---|
Mesing | bakër dhe zink | Elektronikë,Doreza të dyerve |
Bronz | bakër dhe kallaj | Elemete zbukuruse |
Duralumin | alumin, bakër dhe magnez | Industria e aeroplanave |
Kallaj për ngritje | plumb dhe kallaj | Vetura elekrike |
ÇeliqetRedakto
Çeliqet janë legura të hekurit, më të përdorurat në ndëtimtari. Formohen nga përzjerja e hekurit me sasi të vogla të karbonit. Por, mvarësisht nga puna që përdoret, mund të ndryshoj. Çelik që nuk ndryshket mund të fitohet me përzjerjen e hekurit, kromit dhe nikelit. Çelik shumë i fuqishëm mund të krihijohet me përzjerjen e hekurit dhe volframit.
BronziRedakto
Bronzi është legur i bakrit dhe kallajit. Është shumë më i fortë se bakri dhe kallaji. Ai është më pak i thyeshëm dhe ka temperaturë më të vogël të shkrirjes se hekuri. Bronzi përdoret më shumë për skulptura, kuzhinetave, dhëmbëzorëve, zemberekëve etj.
Pse legura është më e fortë se metali
Në metalin e pastër, grimcat janë të rënditura në shtresa. Nën ndikimin e forcës këto shtresa mund të rrëshqasihin njëra afër tjetrës. Te legurat, grimcat e substancës tjetër janë të shpërndara nëpër grimcat e substancë së parë.Kështu, grimcat e njërës substancë me madhësi të ndryshme mundëson që shtresat mos të rrëshqasin njëra pran tjetrës.