Lela Kokona (Dardha) ka lindur më 21 dhjetor 1949, në Burrel. Ka kryer shkollën e Gjuhëve të Huaja, dega rusisht në Tiranë. Ajo lindi e u rrit në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale.

Biografi

Redakto

Lela largohet nga Tirana dhe vendoset në Shijak, ku ajo martohet me një djalë nga ky qytet. Ishoqi, Tofiku, ishte mësues i gjuhës dhe letërsise shqipe, por kishte studiuar edhe histori e gjeografi. Serioz e i përkushtuar, ai ka qenë drejtor shkolle për 25 vjet, në shkollën 8-vjecare të fshatit Rreth, fare pranë Shijakut. Në vitin 1971 edhe Lela fillon punë si mësuese, fillimisht e rusishtes, por më pas, duke iu bërë kjo e pamundur, ndërron profil dhe kalon si mësuese e ciklit të ulët. Punonte me pasion dhe dëshirë dhe klasat e saj, gjithmonë dilnin me rezultate të larta.

Kjo i jepte edhe më shumë motiv dhe stimul për të punuar. Brenda një kohe të shkurtër, Lela përshtatet me këtë ambient të ri, madje duke u bërë shumë e dashur dhe e afërt për fëmijët dhe kolegët. Dhe puna e shpërblen gjithnjë njeriun; Nga viti 1990, deri në 1995-ën, vit në të cilin doli në pension, kreu detyrën e përgjegjëses së punës metodike për ciklin e ulët për ish komunën Xhafzotaj, duke inspektuar shkollat 8-vjecare të fshatrave Xhafzotaj, Sallmone, Koxhas- Borakaj, Rreth, Pjesëz; për ish komunën Maminas, e cila përfshinte fshatrat Maminas, Rrubkekë, Metaliaj; për komunën Gjepalaj: shkollat e fshatrave Gjepalaj, Hardhishtë, Shetel, e Shtrazë. Përvec kësaj, Lela është aktivizuar edhe me grupet kulturore dhe artistike në fshatrat Koxhas, Borakaj dhe Xhafzotaj, duke tërhequr sidomos gratë dhe vajzat e kësaj zone. Gjitashtu, lela Dardha ka qenë aktiviste e organizatës së frontit dhe Gruas në qytetin e Shijakut ku është dalluar për punë të të frytshme e të palodhur për Lelën, kjo ishte veç të tjerash edhe një mundësi e mirë për të njohur më në thellësi jetën e atyre njerëzve, përpjekjet, sakrificat për mbijetesë, por edhe zakonet dhe mënyrën e jetesës, çka, më vonë, do t’i vlente shumë në aktivitetin e saj letrar.Në vitin 1995 Lela Dardha del në pension të parakohshëm dhe pak muaj më pas, kthehet në Tiranë me gjithë familjen, Tofikun dhe djalin, Bashkimin, asokohe i punësuar në Ambasadën Franceze, sot në atë Spanjolle, ku mbulon kryesisht cështjet konsullore.

Në vorbllën e trazuar të kohës, ajo i rikthehet mësimdhënies, duke u angazhuar si mësuese në shoqatën humanitare franceze ‘’Fëmijët e Botës’’ (Enfants du Monde), që merrej me strehimin dhe integrimin e fëmijëve të rrugës. Aty vë tërë forcat dhe shpirtin e saj për të mësuar, por edhe për të ndihmuar me sa mundej, por me gjithë fuqinë e dhpirtit të saj energjik, ata fëmijë të harruar të fatit.

Veprimtaria profesionale sociale, mesuese, gjuhetare

Redakto

Në fakt, edhe pa një formim të mirëfilltë të profilizuar, krejt vetvetishëm, ajo bëri më së miri punonjësen sociale. Orët e mësimit ishin për fëmijët momenti më i gëzuar i ditës, momenti kur ata ndjenin përfilljen dhe dashamirësinë, kujdesin dhe dashurinë. Ndjente se puna me ata fëmijë në nevojë po bënte diçka madhështore e të fuqishme me jetën e saj. Ishte kjo mirënjohja më e mirë dhe dhurata më e çmuar, që jeta i kishte bërë dhe që e shoqëronte si një aureolë. Në vitin 2014-2016 Lela u angazhua ne një tjetër shoqatë humanitare, me qendër në Francë, e cila merrej me fëmijët dhe të rriturit me ‘’aftësi ndryshe’’. Me shumë punë dhe përpjekie, bashkë me motrat misionare franceze, Helene-Jeanne dhe Odette Marquet, e dekoruar nga Presidenti i Republikës për aktivitetin e saj humanitar në Shqipëri, disa bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve shqiptarë dhe prindër fëmijësh të prkur nga ky problem, u bë e mundur themelimi i ‘’Shtëpisë së Yjeve’’. Qëllimi i saj ishte pritja dhe trajtimi me dashuri njerëzore, respekt dhe me sa ishte e mundur integrimi i tyre në shoqëri, si njerëz të barabartë e të denjë për respekt e vlerësim. Misioni i Lelës ishte që t’i mësonte atyre njerëzve me aftësi ndryshe nga të tjerët, shkrimin, leximin, por edhe njohuri e nocione të tjera të fushave të dijes, sipas mundësisë përthithëse të secilit. Ishte një punë e vështirë, delikate, disa herë e shoqërurar edhe me tension.

Duhet theksuar se Lela ishte mësusese vullnetare, pa asnjë lloj pagese a shpërblimi material; shpërblimi që ajo kërkonte e merrte ishte më i madh se aq, ishte mirënjohja dhe respekti që merrte nga njerëzit që kishte rrotull, sidomos nga prindërit, të cilëve falenderimi dhe bekimet që jepnin u lexoheshin në fytyrë edhe pa qenë nevoja t’i shprehnin me fjalë. Ishte një punë nën moton, ‘’Nëse doni të më shpërbleni, bëni edhe ju kështu’’. E gjithë kjo përvojë jete i shërbeu në krijimtarinë e saj letrare, së cilës iu perkushtua më pas. Lela Kokona Dardha, sic njihet në shkrimet e saj, është autore e pesë romaneve dhe e një numri jo të vogël skicash, të botuara në faqet kulturore të shtypit të përditshëm.

Botime si shkrimtare

Redakto

Në vitin 2015 botoi romanin, ‘’Kujtime të Trishta’’ ISBN: 978 9928 179 98 2

Vitin 2016 botoi romani ‘’Fate të trashëguara’’. ISBN: 978-9928-4323-3-9 Ky roman është një psikanalizë origjinale e mjedisit tradicional shqiptar, por edhe një himn për gruan.

Në vitin 2017 botoi ‘’Dashuri Rrëqethëse’’ ISBN: 978-9928-4427-2-7 Në vitin 2019 botoi romanin ‘’Në telat e kitarës melankolike’’ ISBN: 978-9928-268-19-8

Në vitin 2020 botoi romanin ’’Me sytë nga deti’’ ISBN: 978-9928-00-433-8 që është edhe romani i fundit i saj.

Ajo çka të mahnit në rastin e Lelës, është se ajo gjithmonë përpiqet të mbetet e re dhe aktive, me gjithë vitet që ikin dhe ngjarjet që rrjedhin. Ajo mund të përbënte nje shembull, apo model, për shumë gra e vajza të këtij vendi, të cilat të pafuqishme dhe pa kurajon për t’u përballur, shtyjnë ekzistencën e tyre nën qiellin përherë gri të mjedisit tradicional shqiptar. Ndërsa Lela guxon. Për sa kohë, udhërrëfyese të saj janë mirësia, drejtësia dhe ndershmëria, ajo jeton lumturisht jetën e saj dhe thith ajrin e kulluar të lirisë.

Lela Kokona Dardha ka krijuar dhe respekton fort stilin e saj të jetës. Dhe nje mendjendritur ka thene, ‘’Stili është njeriu’’. Lela eshte nderuar nga Albania Woman in the World me cmim nderi

Honorary Aëard- Elita e gruas shqiptare - ‘’Per aktivitetin e saj te spikatur si mesuese, shkrimtare dhe aktiviste humane e gruas ne Shqipëri’’

Referencat

Redakto

Suplementi Pena Shqiptare/ Lela Kokona Dardha: E dashuruar me artin e fjalës | Gazeta Telegra

fLELA KOKONA(DARDHA), SHKRIMTARJA PSIKOANALISTE – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

Lela Dardha Kokona:Në këtë vel zgjimi,u zgjova mes dy ndenjash (gazetadestinacioni.al) Arkivuar 3 tetor 2022 tek Wayback Machine

Lela Kokona Dardha | POETIC GALAXY ATUNIS (atunispoetry.com)