Leotrim Bekteshi
futbollist kosovar
Leotrim Bekteshi (lindur më 21 prill 1992) është një futbollist profesionist kosovar që luan si mbrojtës për klubin kosovar Prishtina dhe Përfaqësuesen e Kosovës.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Leotrim Bekteshi | ||
Datëlindja | 21 prill 1992 | ||
Vendlindja | Gjermani | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Prishtina | ||
Numri | 28 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
–2015 | Trepça'89 | ||
2015–2016 | Besa Pejë | ||
2016 | Iskra Borčice | 6 | (0) |
2016–2018 | Gjilani | 30 | (0) |
2018– | Prishtina | 43 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2020– | Kosova | 1 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 dhjetor 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 janar 2020 |
Karriera në klub
RedaktoPrishtinë
RedaktoMë 31 maj 2018, Bekteshi iu bashkua Superligës së Futbollit të Kosovës me klubin Prishtina, me një kontratë dyvjeçare.[1] Më 26 gusht 2018, ai bëri debutimin e tij në fitoren 0–2 jashtë ndeshjes kundër Trepça’89 pasi u emërua në formacionin e parë.[2]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoMë 24 dhjetor 2019, Bekteshi mori një thirrje nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Suedisë[3] dhe bëri debutimin e tij pasi u emërua në formacionin startues.[4]
Jeta personale
RedaktoBekteshi ka lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë të Kosovës nga Mitrovica.
Referime
Redakto- ^ "Armend Thaqi e Leotrim Bekteshi vishen bardhekaltër". KF Prishtina. 31 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2018. Marrë më 25 gusht 2020.
- ^ "Java e II: Trepça'89 – Prishtina 0–2". KF Prishtina. 26 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
Prishtina (4-4-3): 12. Visar Bekaj /c/ - 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 13. Abdul Bashiru – 21. Argjend Mustafa, 18. Ergyn Ahmeti (7. Lorik Boshnjaku – 82'), 10. Meriton Korenica – 3. Jamal Arago (5. Diar Miftaraj – 62'), 15. Gauthier Mankenda, 19. Alen Jasharoski (8. Abdul Basit Khalid – 72'). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Agon Xhaka, Arbër Hoxha
- ^ "Lista e futbollistëve për ndeshjen Kosovë–Suedi". Football Federation of Kosovo. 24 dhjetor 2019.
- ^ "Sweden (1–0) Kosovo". eu-football.info (në anglisht). 12 janar 2020.
Lidhje të jashtme
Redakto- Leotrim Bekteshi në Soccerway