Liberal Fascism: The Secret History of the American Left, From Mussolini to the Politics of Meaning është një libër i shkruar nga Jonah Goldberg në të cilin tregohet dhe argumentohet se lëvizjet fashiste ishin dhe janë të kahut të majtë. Libri u botua në janar të vitit 2008 dhe mbërriti në pozicionin e parë të listës së New York Best Seller.[1] Autori, J. Goldberg është shkrimtar, komentator dhe kolumnist që lexohet në mbarë Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

Liberal Fascism: The Secret History of the American Left, From Mussolini to the Politics of Meaning
AutorJonah Goldberg
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
TemaPolitikë
BotoiDoubleday
Lloji i mediasShtyp
Faqe496
ISBNISBN 0-385-51184-1
OCLC123136367

Përmbajtja

Redakto

Në libër Goldberg-u argumenton se liberalizmi social (ideologi e së majtës amerikane) dhe fashizmi derivojnë të dyja nga progresivizmi, dhe se përpara Luftës II Botërore "fashizmi shihej gjerësisht si një lëvizje shoqërore progresive dhe shumë ndjekës liberalë dhe të majtë në Europë dhe në SHBA".

Autori, me ndihmën e burimeve origjinale të viteve 40-të, 30-të dhe 20-të të shekullit të kaluar bën lidhjen mes tendencave të së majtës amerikane (liberalët) dhe fashizmit i cili lindi në 1930-ën.

Goldberg argumenton se gjatë kohës është krijuar një dualitet i rremë mes Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe socialistëve të bashkuar rreth fashistëve në Itali dhe Gjermani. Autori tregon se impulset totalitare, filozofia e kontrollit shtetëror të vendimeve që marrin përparësi ndaj lirive individuale, janë principet bazë unifikuese që qëndrojnë pas këtyre lëvizjeve politike.

Ndër të tjera në libër tregohen edhe analogjitë mes Nazizmit dhe New Deali-it të presidentit amerikan F. D. Roosevelt.

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ "Hardcover Nonfiction". New York Times. 9 mars 2008. Marrë më 1 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto