Liqeni i Mavrovës
Liqeni i Mavrovës (maqedonisht: Мавровско Езеро/Mavrovsko ezero) ndodhet në rajonin e Mavrovës (emëruar pas fshatit Mavrovë), në komunën e Mavrovës dhe Radostushës të Maqedonisë së Veriut, më pak se 100 km nga Shkupi. Deri në vitin 1947 në vendin e liqenit artificial të sotëm ishte lugina e Mavrovës përmes të cilit rrjedh lumi Mavrovë. Pastaj lumi në dalje të luginës e mbylli rrugën drejt lumit Radikës me një digë të madhe prej dheu. Kështu lugina filloi të mbushej me ujë dhe në vend të saj u krijua liqeni i Mavrovës. I bollshëm me peshkun troftë, liqeni i Mavrovës përdoret për aktivitete rekreative si noti, shëtitje me varkë dhe peshkim gjatë verës. Një pikë tjetër interesash është kisha gjysmë e zhytur në liqen. Liqeni ndodhet brenda Parku kombëtar i Mavrovës dhe përmban kanione të thella, majat me borë dhe liqenet e vogla që kombinohen me pyje të dendura dhe bollëk me kafshë të egra të ndryshme. Mavrovë është një nga zonat turistike kryesore në Maqedoninë e Veriut së bashku me Ohrin, Prespën, Dojranin, Kodra e Diellit (Malet e Sharrit), Pelister dhe Krushevë.
Liqeni i Mavrovës | |
---|---|
Мавровско Езеро | |
Vendi | Maqedonia e Veriut |
Koordinatat | 41°42′N 20°46′E / 41.700°N 20.767°E |