Liza Vorfi
Liza Vorfi (29 Nentor 1924 - 29 Janar 2011) ishte aktore e filmit dhe teatrit shqiptar. Nje prej zonjave te kinemase shqiptare qe interpretoi rreth qindra role ne teater dhe film ne aspektin e personazheve dytesore.
Liza Vorfi |
---|
Biografia
RedaktoU lind në Gjakovë. Në 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”.
Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”.
Gjatë karrierës së saj ka zhvilluar mbi 60 role, si: Elmira tek “Tartufi”, Dezdemona tek “Otello”, Dorina tek “Borgjezi fisnik”, Beatriçja tek “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia tek “Karnavalet e Korçës”, Marta tek “Cuca e maleve”, Mara tek “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.
Vdekja
RedaktoLiza Vorfi u nda nga jeta ne moshen 88 vjecare ne Tirane me 23 Jananr 2011.
Filmografia
Redakto- Enigma (1991)
- Kthimi i ushtrise se vdekur (1989) - Kontesha Dizeta
- Radiostacioni (1979) - Zonja e moshuar
- Ne vinim nga lufta (1979) - Maria
- Ata ishin kater (1977) - Gruaja mikepritese
- Gjenerali i ushtrise se vdekur (1976) TV - Nje prej familjareve te te vrareve ne lufte
- Rrugicat qe kerkonin diell (1975) - Nena e Nebiut
- Komisari i drites (1966) - Dava
- Karnavalet e Korces (1964) - Dona Luçia
- Debatik (1961)
- Furtuna (1959) - Aja
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.