Lokaliteti arkeologjik në Lluki

monument kulture në Kosovë

Lokaliteti arkeologjik në Lluki është një monument i trashëgimisë kulturore në Lluki, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Lokaliteti arkeologjik në Lluki
LlojiArkeologjike
VendndodhjaLluki, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarRomake, Antikiteti i Vonë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3710

Historia

Redakto

Toponimi ‘Artat e Gjokës’ që ndodhet në fshatin Dobërllukë (Fushmir) ka gjurmë të një vendbanimi antikë. Kjo hetohet qartë nga gjetjet e fragmenteve të tullave të tipit kalipter përmasash të larmishme, copave atipike të tjegullave dhe nga fragmente të pakta në numër të enëve të qeramikës të përdorimit të përditshëm. Vendbanimi shtrihet rreth 200m në veriperëndim të lagjes së Bajshorëve, në një ultësirë me fushë pjellore, diku rreth 500-600m nga krahu i majtë i rrjedhës së lumit Silnicë.[2]

Shkëputja nga ultësira përmës terracash e kodrash të ulëta vije vetëm nga ana veriore ku terreni ndërlidhet me rrënzën e fshatrave malore të trevës së Vushtrrisë. Gjetjet shtrihen mbi një sipërfaqe prej rreth 4 hektarë, ndërsa në veçanti ato janë të përqendruara në një sipërfaqe prej rreth 20-30 ari. Banorët vendës, tregojnë se gjatë punimit të tokës kanë hasur në themele të objekteve të ndërtuara me gurë dhe të lidhura me llaç gëlqereje të bardhë, e veçanërisht në tjegulla e tulla të cilat janë përdorur për shtrimin e rrugëve. Tashi nuk hetohen gjurmët e objekteve të arkitekturës. Vendbanimi, sipas gjetjeve të kalipterëve që kronologjikisht janë më të çarta se sa gjetjet e tjera, mund të datohet në periudhën e antikitetit.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 193.

Lidhje të jashtme

Redakto