Lorena Xtravaganza

modele amerikane dhe punonjëse seksi (1986-2012)

Lorena Escalera (lindur në 14 tetor 1986- 12 maj 2012) e njohur ndryshe si Lorena Xtravaganza, ishte një transgjinore amerikane e njohur për imitimet e saj të Beyonce dhe Jennifer Lopez.[1] Ajo mori mbiemrin Xtravaganza për shkak të anëtarësisë së saj në kolektivin aritstik të quajtur The House of Xtravaganza.

Lorena erdhi në vëmendjen e publikut pas vdekjes së saj në 2012. Ajo u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në Bushwick. Apartamenti i saj u dogj pasi Lorena ishte mbytur dhe asfiksuar.[2]

Biografia

Redakto

Lorena lindi në Puerto Rico; u zhvendos drejt Nju-Jork kur mbushi 18 vjeçe. Escalera punoi si artiste make-up në Puerto Rico por gjithnjë kishte pasur si pikësynim të shkuarit në Nju-Jork për të zgjeruar karrierën e saj si performuese dhe modele. Menjëherë sapo arriti atje, ajo iu bashkua kolektivit artistik performues “The House of Xtravagazna, i cili u bë pjesë e dokumentarit Paris is Burning. Ajo nisi të sfilojë në pasarela dhe të konkurrojë për çmime, duke marrë emrin Xtravaganza nga fansat e saj. Xtravaganza nisi karrierën si modele.

Vrasja

Redakto

Sipas burimeve policore, në 11 maj 2012 ajo solli dy djem në apartamentin e saj në Bushwick. Rreth orës 4 një zjarr ra në apartament. Një këmbësor i rastësishëm e pa zjarrin dhe hyri në godinë për të lajmëruar komshinjtë për ndihmë. Në gjendjen kaotike të krijuar pas zjarrit të gjithë banorët dolën nga godina- përveç Lorenës. Kur zjarrfikësit arritën në vendngjarje ata nisën punën e shuarjes së zjarrit. Kur flakët u shuan rreth orës 4:37 të mëngjesit, Lorena u gjet e pajetë dhe personat që i ofruan ndihmën e shpejtë e deklaruan atë të vdekur.

Edhe pse zjarri është konsideruar si i dyshimtë, investiguesit nuk kanë gjetur ndonjë provë për zjarrvënie. Policia priti ekzaminimin dhe raportimin zyrtar për shkaqet e zjarrvënies nga oficerët. Vendndodhja e personave që erdhën tek Lorena mbeti e painvestiguar, edhe pse një komshi u shpreh se në momentin kur ra zjarri dy burra po diskutonin përballë godinës.[3]

Mbulimi mediatik

Redakto

Artikulli i botuar në New York Times mbi mbulimin e vdekejs së Lorenës u kritikua nga GLAAD[4] për shkak të raportimit jo neutral për komunitetin trans.

Referime

Redakto
  1. ^ "Transgender Star Lorena Escalera's Murder Still Unsolved a Year After Death". DNAinfo New York. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2014. Marrë më 11 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Transgender Performer Dies In Suspicious Brooklyn Fire". Gothamist. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2015. Marrë më 19 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Baker, Al; Schweber, Nate (12 maj 2012). "Woman Dies in a Brooklyn Fire That Is Deemed Suspicious". New York Times. Marrë më 19 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ McQuade, Aaron (14 maj 2012). "NY Times Trans Exploitation Completely Unacceptable". GLAAD. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2012. Marrë më 22 tet 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)