Loro Boriçi
Loro Boriçi (4 gusht 1922 - 25 prill 1984) ishte futbollist dhe trajner futbolli shqiptar.
Jetëshkrim
RedaktoLoro Boriçi lindi më 4 gusht 1922, në qytetin e Shkodrës. Ai rridhte nga një familje e vjetër shkodrane dhe shumë e njohur në qytetin e Shkodrës. Familja përbëhej nga gjashtë fëmijë, tre djem, Marku, Loro e Pjerini, si dhe nga tri vajza, Angjelina, Margarita dhe Klarinda.
Loro Boriçi vdiq në vitin 1984, në moshën 62-vjeçare, që për një sportist mund të quhet vdekje e parakohshme. Loro vdiq nga një sëmundje e rëndë, ndonëse ishte në një moshë jo shumë të vjetër. Në sëmundjen e tij mund të ketë ndikuar shumë edhe gjendja e tij shpirtërore, por edhe cigaret e shumta që ai tymoste. Mund të bëhet fajtore gjendja shpirtërore, pasi Lorua ishte tip shumë i ndjeshëm dhe i përjetonte thellë si momentet e gëzimit, ashtu edhe ato të hidhërimit. Në fakt, për kurimin e tij jashtë vendit, gjë për të cilën në atë periudhë kërkohej leje speciale e rezervuar për shumë pak shqiptarë, ndërhyri vetë Ramiz Alia, i cili, si shkodran që ishte, dha urdhër që Loros t'i bëheshin të gjitha përkujdesjet e mundshme për përmirësimin e shëndetit. Por, megjithëse u dërgua jashtë për kurim, ai nuk mundi të shpëtonte dot.
Ekipet ku ka luajtur
Redakto"Vllaznia": 1937-1945, 1946, 1947, 1948; "Partizani": 1949-1956; "Spartaku" i Tiranës: 1956; "Lazio": 1941-1942;
Ekipet që ka drejtuar
Redakto"Partizani" i Tiranës, "Spartaku" i Tiranës, "Flamurtari" i Vlorës, "Lokomotiva" e Durrësit, "Kombëtarja e të Rinjve", "Shpresa", "Kombëtarja e Shqipërisë", "Kombëtarja e Kinës"
Përmbledhje e ndeshjeve
RedaktoNdeshje ndërkombëtare
RedaktoKa luajtur 80 ndeshje, nga të cilat 20 i ka luajtur me ekipin e Kombëtares.
Ndeshje kombëtare
RedaktoGolashënues
RedaktoKa shënuar 38 gola, që e kanë bërë të shpallet 6 herë golashënuesi më i mirë i vendit.
Trofe të fituara
RedaktoSi lojtar
RedaktoTitull | Sezon | Ekip | |
---|---|---|---|
Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1945 | Vllaznia | |
Fitues i Kampionatit Ballkanik | 1946 | Shqipëria | |
Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1949 | Partizani | |
Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1954 | Partizani | |
Fitues i Kupës së Republikës | 1949 | Partizani |
Si trajner
RedaktoTitull | Sezon | Ekip | |
---|---|---|---|
Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1962/1963 | Partizani | |
Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1963/1964 | Partizani | |
Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1970/1971 | Partizani | |
Fitues i Kupës së Republikës | 1964 | Partizani | |
Fitues i Kupës së Republikës | 1966 | Partizani | |
Fitues i Kupës së Republikës | 1968 | Partizani | |
Fitues i Kupës së Republikës | 1970 | Partizani |
Tituj dhe vlerësime
RedaktoTituj sportivë
Redakto"Mjeshtër i Merituar", "Nderi i Sportit Shqiptar"
Tituj të tjerë
RedaktoUrdhri "Naim Frashëri" i Klasit të Parë Urdhri i Artë "Naim Frashëri" Medalje e Argjendtë në Lojrat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963) Fitues i anketës "Sporti Popullor"
Tituj Shtetërorë----
"Mjeshtër i Madh i Punës" dhënë më 1997 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani "Nderi i Kombit" dhënë më 2012 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |