Luana Vjollca është një moderatore, kërcimtare, modele dhe këngëtare shqiptare.[4][5][6]

Luana Vjollca

SinopsiRedakto

U lind në 2 shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Fillimisht doli si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas si moderatore në disa emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell”. Në sezonin televiziv 2016-2017, Luana pati emisionin e saj Prime Time, në Top Channel, “Pa limit”.

Fëmijëria dhe studimetRedakto

Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, por radha nuk është e tillë. Luana e nisi fillimisht me muzikën. Është ngjitur në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.[7] Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta zgjodhi ekonominë. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.

Karriera në televizionRedakto

Programi i humorit “Pa Limit”, nën moderimin e Luanës derivoi nga rubrika e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si emision më vete. Edhe në “E Diell” rubrika moderohej nga ajo. Në të njëjtin program moderatorja ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016.

Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi.

Për 6 vite Luana prezantoi motin, çdo mbrëmje pas edicionit qendror të lajmeve në “Top Channel”, nga 2009-ta deri në 2015-ën.

Në 2017, Luana Vjollca prezantoi "Pa Limit", transmetuar Prime-Time ne Top Channel.[8]

Luana ka qenë për 2 vite imazh i ‘DigitAlb’ dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra.

Karriera muzikoreRedakto

Në muzikë u rikthye në vitin 2013 me këngën “Tërbohu”, e pas saj në vitin 2014 me baladën e shoqëruar me videoklip, të titulluar “Askush s`do ta besojë”.

Më pas bashkëpunoi me Blunt dhe Real në këngën “Luanët” e shoqëruar me videoklip.

Të tjera projekte muzikore janë “E jemja” e publikuar në Mars të 2015-ës dhe 4 muaj më vonë erdhi bashkëpunimi me Getoarin. Kënga ishte “Tirana Lifestyle”.

Në 2016-ën publikoi dy projekte muzikore në të cilat erdhi vetëm. “Ai” dhe “Je veç ti” ishin të dyja këngë dashurie, me dallimin se “Je veç ti” baladë dhe “Ai” ritmike.

DiskografiaRedakto

Lista e këngeve (singles) :

  • Luana Vjollca - Vetem ty publikuar më 20.07.2018[9][10]
  • Luana Vjollca ft. Bujar Qamili - Mi dhe flake mallit tim publikuar më 08.06.2018 [11][12]
  • Luana Vjollca – Benzina publikuar më 12.07.2017 [13]
  • Luana Vjollca - Je veç ti publikuar më 23.11.2016
  • Luana Vjollca – Ai publikuar më 17.06.2016 [14]
  • Luana ft. Ghetto Geasy - Tirana Lifestyle publikuar më 20.07.2015 [15]
  • Luana Vjollca - E jemja publikuar më 14.03.2015
  • Luana ft. Blunt & Real – Luanët publikuar më 22.07.2014 [16]
  • Luana - Askush s`do ta besojë... publikuar më 5.03.2014
  • Luana - Terbohu publikuar më 6.08.2013

Angazhimet në bamirësiRedakto

Luana ka marrë pjesë në evente bamirësie. Ka bërë vizita në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë. Momente nga takimet i ka ndarë edhe në rrjete sociale. [17][18]

ReferimeRedakto

  1. ^ [1]: Biografia
  2. ^ "Copyright Acromax Media GmbH". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 26 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Best NEW ARTIST Female - Luana Vjollca - ZHURMA SHOW AWARDS 10 (2014), Zhurma Video Music Awards
  4. ^ Biografia: Luana Vjollca, Lyrics AL, arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2017, marrë më 25 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Luana e Marina Vjollca, le due sorelle più amate in Albania (në italisht), Postbreve
  6. ^ Top 15 Most Beautiful Women Of Albania (në anglisht), Buzzfeed
  7. ^ Kjo është Luana Vjollca, kur prezantonte para shkollës…, Revista Class, 2015-10-10 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Pa Limit, 29 Maj 2017, Pjesa 1 - Top Channel Albania - Entertainment Show, Top Channel, 2017-05-29 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Luana Vjollca "shpërthen" me "Vetëm ty"". top-channel.tv. Top-Channel.tv. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Luana Vjollca publikon projektin "Vetëm ty"". gazetablic.com. Gazeta Blic. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 6 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ “Mi dhe flakë mallit tim” Rikthehet fuqishëm Luana Vjollca, përkrah Bujar Qamilit, ArkivaNews {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ E sapo publikuar, Bujar Qamili dhe Luana Vjollca sjellin bashkëpunimin, Opinion.Al {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Luana ia vuri zjarrin me ‘Benzinë’, ArkivaNews {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Luana Vjollca mbërriti superjoshëse – “Ai” është hiti i rradhës, ArkivaNews {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Dueti Luana Vjollca dhe Ghetto Geasy vijnë me “Tirana Lifestyle”, Fax.Al, arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019, marrë më 25 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Kujdes nga “Luanët”, Koha.Net {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ Luana Vjollca – Vizitë në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, NewsBomb.Al, arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019, marrë më 25 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Luana viziton fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, ja reagimi i tyre për këtë befasi (Video), Lajmi.Net {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto