Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Catherine Lucy Hawking [1] (lindur më 2 nëntor 1970 [2] [3] ) është një gazetare, filantrope dhe romanciere angleze. Ajo është vajza e fizikanit teorik Stephen Hawking dhe shkrimtares Jane Wilde Hawking . Ajo jeton në Londër[4].

Lucy Hawking
Hawking te NASA në 2008-n
Lindi
Catherine Lucy Hawking

2 nëntor 1970 (54 vjeçe)
Angli
ShkollimiUniversiteti i Oksfordit
Universiteti i Londrës
Profesioni
OrganizataNational Star College
Bashkëshorti/ja
Alex Smith
(m. 1998; div. 2004)
Fëmijë1
Prindër

Jeta dhe edukimi

Redakto

Lucy Hawking (Lusi Hoking)lindi në Angli nga shkencëtari Stephen Hawking(Stiven Hoking) dhe nga autorja Jane Wilde Hawking(Xhejn Uajld Hoking). Ajo ka dy vëllezër, Robert dhe Timothy( Timothi) Hawking dhe u rrit në Kembrixh pas disa vjetësh në Pasadena, Kaliforni, si fëmijë. Ajo mori pjesë në Fondacionin "Stephen Perse" . Si një e re, ajo ishte kujdestare për babanë e saj pasi shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të sëmundjes së neuroneve motorike . [5]

Ajo studioi frëngjisht dhe rusishtUniversitetin e Oksfordit . Gjatë universitetit, ajo kaloi kohë në Moskë për t'u fokusuar në studimet e saj ruse. Pas përfundimit të diplomës, ajo studioi gazetari ndërkombëtare në Universitetin e Londrës . Atje, vendosi të mos bënte karrierë në gazetari, megjithëse e pa se ishte një praktikë e mirë e të shkruarit dhe një mënyrë për t'u futur në profesionin e shkrimtarit. [6]

Çmimet që ka fituar

Redakto

Në prill 2008, Hawking mori pjesë në serinë e leksioneve të 50-vjetorit të NASA-s, duke mbajtur një fjalim mbi fëmijët dhe edukimin shkencor. Bazuar në përvojat e saj në turneun në mbarë botën me "George's Secret Key" ( libër i shkrimtares) , duke mbajtur fjalime për fizikën dhe astronominë për fëmijët, leksioni i saj theksoi nevojën për të angazhuar fëmijët në shkencë që në moshë të re. [7] Disa muaj më vonë, ajo mori çmimin "Sapio" - një çmim italian kushtuar studiuesve - për popullarizimin e shkencës në mbarë botën. [8]

Në vitin 2010, "Universiteti i Arizonës " e caktoi atë shkrimtaren e projektit të tij "Origins 2011". [9]

Në vitin 2013, Hawking foli në festivalin "BrainSTEM": Your Future is Now( "BrainSTEM" :E ardhmja jote është tani) në Institutin për Fizikën Teorike në Waterloo, Ontario, Kanada. [10]

Në mars 2017, Hawking u ftua të fliste në Festivalin e linjës ajrore "Emirates" në Dubai . [11] Në qershor, Fondacioni "Amsterdam News"e nderoi atë dhe dy gra të tjera në fushën e shkencës. [12]

  1. ^ "Catherine Lucy Hawking, Author from Leeds". checkdirector.co.uk. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Larsen, Kristine (2005). Stephen Hawking: A Biography. Greenwood Publishing Group. fq. 32. ISBN 0-313-32392-5. Marrë më 9 qershor 2008. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Stephen Hawking's bedtime stories". New Scientist. 18 mars 2009. Marrë më 18 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Lucy Hawking". www.fischerverlage.de. Arkivuar nga origjinali më 2007-09-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Grice, Elizabeth. "'Dad's important, but we matter, too'". The Telegraph. Marrë më 20 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Sale, Jonathan (30 prill 2009). "Passed/Failed: An education in the life of Lucy Hawking, science writer". The Independent. Marrë më 8 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "NASA Lecture Series". NASA. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2017. Marrë më 20 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Murray, Linda. "Lucy Hawking" (PDF). Scottish Book Trust. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 dhjetor 2018. Marrë më 20 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "ASU Origins Project". USA: Arizona State University. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Perimeter Institute Announces BrainSTEM: Your Future is Now Festival Schedule". www.prweb.com/ prweb.com. 8 shkurt 2013. Marrë më 8 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ D’Cunha, Suparna Dutt. "Lucy Hawking shoots for the stars in Dubai". Friday Magazine. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2017. Marrë më 31 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ AmNews Staff Reports (22 qershor 2017). "The Amsterdam News hosts educational luncheon at Plaza". Amsterdam News. Marrë më 31 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)