Lufta e Dibrës

This is the stable version, checked on 4 janar 2023. 1 pending change awaits review.

Lufta e Dibrës (gusht-shtator 1920) ishte luftë kundër pushtuesve jugosllavë, për të çliruar tokat e krahinës së Dibrës.

Fillimi i luftës u vendos në mbledhjen e krerëve dibranë, që u mbajt në katundin Arras (Peshkopi) nën drejtimin e Elez Isufit. Veprimet e armatosura nisën nga mesi i gushtit. Kryengritësit çliruan Peshkopinë dhe i detyruan pushtuesit të tërhiqeshin në kufirin e 1913-ës. Veprimet kryengritëse çlirimtare u miratuan nga Qeveria Shqiptare. Nga fundi i muajit gusht qeveria jugosllave me forca të shumta nisi sulmin për ripushtimin e tokave shqiptare. Përballë epërsisë së madhe në numër sidomos në armatime, forcat çlirimtare u detyruan të tërhiqen. Marshimi i agresorëve u shoqërua me terrorin më të egër kundër popullsisë vendase. Me urdhër të Shtabit të luftës një pjesë e popullsisë dibrane u shpërngul në anën e majtë të Drinit. Qeveria e Beogradit me trupat e saj dhe me mbeturinat esatiste, të organizuara në territorin e vet, në fillim të shtatorit ndërmori një sulm të ri në drejtim të Shqipërisë së Mesme, duke hyrë thellë në tokat shqiptare e duke iu afruar kryeqytetit. Mijëra vullnetarë iu përgjigjën thirrjes së Qeverisë Shqiptare për të mbrojtur atdheun. Luftime të ashpra u zhvilluan sidomos në Martanesh. Forcat jugosllave u detyruan në nëntor 1921 të tërhiqen në kufijtë e 1913-ës.