Elez Isufi
Elez Isuf Ndreu (Sllovë, 1861 - Peshkopi, 26 dhjetor 1924) ka qenë prijës popullor i çetave të krahinës së Dibrës, pjesëmarrës në disa lëvizje të armatosura.
Emri | Elez |
Mbiemri | ndreu |
Lindur më | 1861 |
Lindur në | Sllovë, Vilajeti i Manastirit, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 30 dhjetor 1924 |
Vdiq në | Peshkopi, Shqipëri |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Prijë popullor |
Biografia
RedaktoU lind në vitin 1861 ne Sllovë të malësive të Dibrës, por me origjinë ishte nga Sorica. Së bashku me krerë të tjerë të viseve nga ishte, si Dine Maqellara, Suf Xhelili, Sadulla Strazimiri dhe Nazif Grazhdani, mori pjesë në lëvizjet kryengritëse të viteve 1909-1912. Më pas qe pjesë e qendresës kundrejt pushtimit serb të Dibrës.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur edhe viset nga vinte ishin pjesë e pushtim-administrimit austro-hungarez, u thirr me të tjerë pjesëtarë të parisë së këtyre territoreve në Vjenë. U dekorua nga perandori Franc Jozef me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit me dekoracion lufte (Kriegsdekoration).[1] Në bashkëpunim me Bajram Currin ndërmori një kryengritje kundër autoriteteve jugosllave të Dibrës më 15 gusht 1921, lëvizje që vijoi deri në dhjetor.
Mori pjesë në kryengritjen kundërqeveritare të 1 marsit 1922, ku nga pala e fuqive shtetërore i bëri ballë dhe më pas ra dëshmor majori Meleq Frashëri. U shtruan më pas vetëm pasi u ndeshën me fuqitë e komanduara nga Prenk Pervizi, dhe u zprapsën me ndërhyrjen e konsullit britanik në Durrës, Eyres. Ministri i Brendshëm që drejtoi nga lart mbrojtjen, Ahmet Zogu dhe Elez Isufi u ndanë duke i dhanë dorën njëri-tjetrit. U dënua me vdekje nga një gjyq ushtarak së bashku me kryengritësit e tjerë, por më tej u amnistuan.
Mori pjesë në Lëvizjen e Qershorit dhe më pas përkrahu qeverinë e Nolit. Me lëvizjen e dhjetorit që solli Triumfin e Legalitetit, u plagos në shkëmbime zjarri me forcat legaliste te kazermat e Peshkopisë më 26 dhjetor 1924. Ndërroi jetë më 30 dhjetor 1924.
U trashëgua nga i biri, revolucionari dhe ushtaraku Cen Elezi.
Burimet
Redakto- ^ Posta e Shqipniës, 17/03/1917